TIRANË - Dy kolumbianët e arrestuar për laboratorin e drogës në Xibrakë, marrin mbrojtës avokatët e dy të dyshuarve te tjerë të grupit.

Burimet pranë Prokurorisë bëjnë me dije se avokati Ardian Leka që mbron interesat ligjore të Gentian Gjonajt, i dyshuar si organizator në këtë trafik të drogës, ka marre në mbrojtje kolumbianin Cesar Morena.

Ndërsa, mbrojtësi i Ilir Hysenit avokat Ferdinand Doja ka marr në mbrojtje kolumbianin tjetër që u arrestua në flagrancë në laboratorin e kokainës, Valter Morenon.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)