Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri e fshehur në lëkurë gjedhësh, 10 të arrestuarit dalin sot në GJKKO

Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri e fshehur në lëkurë gjedhësh, 10 të arrestuarit dalin sot në GJKKO

Masat në GJKKO sot

Pritet të dalin sot para GJKKO-së të 10 të arrestuarit në kuadër të shkatërrimit të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës hidhej në tregun europian. 

Operacioni i SPAK u ndërmor pasditen e 15 nëntorit 2024 me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë dhe 3 shtetasve të huaj, 1 kolumbian dhe 2 nga Venezuela.

Seanca pritet të nisë në orën 09:30. Gjyqtarja e masave është Irena Gjoka, ndërsa prokuror Adnand Xholi.

850 lëkurat e kriposura të gjedhit në të cilat është fshehur kokainë, hetuesit shqiptarë në bashkëpunim me partnerët e huaj, e dinin shumë mirë se ishin ngarkuar në kontejnerë në vende të Amerikës Latine dhe do të vinin në rrugë detare në portin e Durrësit. Plot 48 ton, në dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, janë vëzhguar nga SPAK dhe janë lënë të veprojnë të lira deri në itinerarin e fundit, për t’i dhënë goditjen finale grupit të drogës, me 10 arrestime në total.

Për grupin hetimor, 4 nga 7 shqiptarët e arrestuar janë kryesorët e grupit, organizatorë dhe financues të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës drejt Shqipërisë, dhe më tej shitjen e saj në tregjet e vendeve europiane.

Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht dhe rolet e të arrestuarve. Rolin kryesor dyshohet ta ketë Geis Fejsullai 42 vjeç. Vila në rezidencën e banimit “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, që shërbente si bazë e grupit, dyshohet të jetë e tij, në pronësi apo e marrë me qira, ndërkohë SPAK ende po e heton aty, dhe në një tjetër ambient mbështetës të këtij grupi, pranë portit të Durrësit, u gjetën në total 6.1 kg kokainë.

Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurët e gjethëve 3 shtetas të huaj udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar. Ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i pa implikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës. Ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesa, të shtatorit dhe nëntorit.

Banesa e shndërruar në laborator ku 3 kimistë të huaj, nga Kolumbia e Venezuela ndanin drogën nga lëkura, dyshohet të jetë në pronësi Endi Sejdini vetëm 25 vjeç, e pozicionuar në pikë strategjike, pranë aeroportit të Rinasit, në fshatin Qerekë.

Klajdi Birçe 30 vjeç dhe Artion Çaushllari, 37 vjeçar një personazh që ka ushtruar edhe funksione publike pasuar nga, po ashtu sipas SPAK janë në mesin e organizatorëve dhe financuesve. Ndërsa 37-vjeçari Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj 51 vjeç nga Shkodra dhe Baki Huqi 57 nga Durrës, i dënuar për dy vrasje në ’97 dhe 2013-ën, kishin role dytësore në shërbim të aktivitetit kriminal

4 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Për këtë arsye kreu i SPAK, Altin Dumani ishte për vizitë në Brazil, ku u takua me zyrtarë. 

Te arrestuarit me 15 Nëntor 2024
Shtetas shqiptar:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

8-Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

Lajmi ne perditesim...  

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri - Ukrainë

Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri - Ukrainë