Kokainë dhe para të fshehur nën jorgan! E kishin dëbuar, por ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme në Itali, 43-vjeçari shqiptar nuk 'zë mend'! Arrestohet në Milano

Kokainë dhe para të fshehur nën jorgan! E kishin dëbuar, por ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme në Itali, 43-vjeçari shqiptar nuk 'zë mend'! Arrestohet në Milano

Foto ilustruese

ITALI- Pasi ishte rikthyer përsëri në mënyrë të paligjshme në Itali pas dëbimit, një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano, në qytetin, i cili ishte kthyer në vendin e tij të ‘biznesit’, atë të trafikut të drogës.

Ai u arrestua gjatë një kontrolli të Policisë italiane në një hotel në rrugën “Kennedy”. 43-vjeçari shqiptar tentoi të arratisej nga dera e pasme duke hedhur tre mbështjellës, të cilët kishin 2 gramë kokainë. Atij iu gjetën 1,170 euro para në dorë dhe shënime me emra dhe numra, me sa duket shënime mbi shitjet e fundit, si dhe çelësat e një makine.

Karabinierët kanë kontrolluar dhe makinën ku brenda bagazhit gjetën dhe sekuestruan 47 gram kokainë. Në banjën e hotelit, po ashtu u zbuluan edhe 45 gramë drogë të tjera, ndërsa 13 mijë euro ishin fshehur në një jorgan. Ndërsa 1880 dhe 1240 franga të tjera u gjetën brenda një komodine.

43-veçari shqiptar ishte dëbuar në korrik 2021,të cilit i ndalohej hyrja në territorin italian deri në vitin 2026.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre