Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me 3 mln euro drogë. Shqiptari i arrestuar është Emiliano Keci. Ai prej 2 javësh kishte marrë me qira një banesë në Bergamo. Lëvizjet e dyshimta çuan policinë e italiane në kontrollin 39-vjeçarit, teksa në çantë iu gjet rreth 1 kg kokainë.
Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan edhe 18 kg kokainë të tjera, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gr heroinë. Sipas medieve italiane kokaina në banesë ishte fshehur në motorin e frigoriferit.
Gjithashtu në banesë nga kontrolli u gjetën edhe 3 armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator, por edhe prova të tjera. Droga e sekuestruar llogaritet në 3 mln euro.