TIRANË- 10 persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Policia ka arrestuar 8 persona të cilët iu gjetën lëndë narkotike kokainë, sherre dhe dhunë në familje.
Një 27-vjeçar E. H., është vënë në pranga si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 21 janar, në një lokal në rrugën “Vaso Pasha”, ku u godit me thikë një 40-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij M. H., është arrestuar disa ditë pas ngjarjes.
– 29 vjeçari A. Gj., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia, iu gjet lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
– 54 vjeçari A. Ç., banues në Tiranë, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua po ashtu në cilësinë e provës materiale.
Në fushën e hetimit të krimeve u arrestuan
-65 vjeçari T. Ll., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
– 21 vjeçari A. H., banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj
– 25 vjeçari B. Sh., banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
– 23 vjeçari J. K.,, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
– 54 vjeçari G. H., banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
– 35 vjeçari S. S., banues në Fier, pasi ka përndjekur dhe kanosur një grua.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori.
E. H., 34 vjeç, S. Sh., 57 vjeç dhe dy djemtë e mitur të S. Sh., të katërt banues në Tiranë janë në procedim penal në gjendje të lirë. 34 vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta, me 57 vjeçarin dhe me dy djemtë e tij, të cilët gjatë konfliktit e kanë goditur dhe i kanë dëmtuar automjetin atij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21