Pas protestës së dhunshme që degradoi deri në hedhjen e moltovëve drejt Vilës 31, Sali Berisha ka thirrur militantët në tubimin e radhës sot në 18:00. Për ruajtjen rendit dhe sigurisë gjatë protestës, Policia ka angazhuar 1500 efektivë policie.

Protesta zhvillohet në një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Norvuzi. Megjithatë, simbolika e zgjedhur nga demokratët, është ajo e 22 marsit të vitit 1992 që shënon fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Sipas një mesazhi të shpërndarë strukturave, protesta do të nisë para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ende nuk janë bërë të ditura skenarët e saj, nëse do të ketë fjalime, me një podium të ngritur para godinës së qeverisë, apo një tur nëpër kryeqytet, që përfundoi me molotovët që rrezikuan jetën e artistëve brenda ish-vilës së diktatorit në ish-bllok.

“Të dashur demokratë, Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij, deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë, është ta rrëzojmë. E diel, Ora 18.00 – Në Bulevard”, thuhej në mesazhin e shpërndarë strukturave të PD-së.

Mesazhet e ndërkombëtarëve ishin të ashpra, dhe një skenar i tillë duket të mos jetë më një alternativë, duke qenë se nën këto kritika, Berisha bëri një protestë paqësore para Kuvendit, kur mazhoranca refuzoi arrestimin e Belinda Ballukut.

lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:47
Sot protesta e PD, reagon Policia: Kemi marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë! Akset rrugore që do të bllokohen

1774169386_sryu7ioop.jpg

Pasditen e sotme, në orën 18:00, në bulevardin para godinës së Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e radhës e lajmëruar nga Partia Demokratike.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.

Po ashtu Policia njofton se për shkak të protestës, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore.

Konkretisht:
-Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në tubimin që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore. Konkretisht:

-Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.