TIRANE- Një rrjet i madh kokaine u zbulua së fundmi nga prokuroria dhe policia e Livornos, ku u firmoësn 29 urdhër-arreste për trafik ndërkombëtar droge me linjë Kolumbi-Livorno dhe Shqipëri-Livorno, për vjedhje e krime gjatë viteve 2009-2012, ku një pjesë e madhe e bandës ishin shqiptarë. Nga ana tjetër, po në Itali, u kap në Leçe një 33-vjeçar shqiptar, të cilit i’u gjetën 150 kg marijuanë në makinë. Në aksionin “Moka 2013” u arrestua një 25-vjeçar në Varese të Italisë, teksa festonte ditëlindjen me njerëzit e shtëpisë, pasi akuzohej se shpërndante drogë në një lokal për futbollistë, balerinë, etj.
Kokainë nga Shqipëria
Rreth 200 policë janë angazhuar në aksionin “Qetësia” ku 9 u arrestuan, 7 u lanë në “arrest shtëpie” dhe 13 persona mbeten në hetim. Veprat penale kanë të bëjnë me posedimin dhe trafikimin ndërkombëtar të drogës, ku dominonte kokaina, por merreshin edhe me heroinë e marijuanë. Më tej, mbi ta rëndon edhe akuza e vjedhjeve, rrëmbimeve, etj. Hetimet kanë treguar ekzistencën e një aktiviteti të vazhdueshëm kriminal nga ana e shqiptarëve, italianëve dhe tunizianëve që ishin në konkurrencë me njëri-tjetrin për furnizimin me kokainë nga Kolumbia dhe Shqipëria, ashtu siç sillnin edhe heroinë apo kanabis.

(Foto: Shqiptari i arrestuar Adjol Kushtaj) Shqiptarët e tjerë të arrestuar -FOTO
Kështu, në burg përfunduan shqiptarët Gani e Pëllumb Agasi, 27 dhe 32 vjeç, nga Durrësi, Fatjon Hajderlli, 26 vjeç, Adjol e Mariglen Kushtaj, 28 e 31 vjeç, nga Vlora, Durim Bahja, 36 vjeç dhe R.S, 46 vjeç, nga Shijaku. Ndërkaq, në “arrest shtëpie” është lënë Ibrahim Hoxha, 45 vjeç, nga Shijaku dhe A.T, 37 vjeç, u shpall në kërkim.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com