TIRANË- Ish-amerikania e Sali Berishës ka hedhur akuza në drejtim të Ilir Metës, duke thënë se kanë filluar sulmet ndaj demokratëve që nuk kanë pëlqyer koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Sipas saj, shumë shpejt mbështetësit e Metës do të fillojnë sulmet edhe ndaj Sali Berishës.
Ajo flet për një takim mes Metës dhe Nikollës. Këtë informacion thotë se e ka me burime, por nuk ka prova.
“I sugjeroj të gjithë demokrateve të rithemelimit, por dhe të anës tjetër, të mos tolerojnë më sulme të degjeneratave të Ilir Metës ndaj asnjërit nga ne, madje të reagojnë ndaj këtyre, që pa pikën e turpit kanë sulmuar çdo demokrat që ka cenuar koalicionin Meta- Berisha. Mos kini asnjë dyshim që nesër këta do ti kthehen dhe Berishës, me po të njëjtin vulgaritet. Në fakt, këta janë arsyeja pse PD humbi kaq thellë, dhe si minimum duhet të mbyllin gojën, jo ti shtojnë kripë plagës.
Detyra e të gjithëve ne, të PD-se, të rithemelimit dhe të lëvizjes konservatore, është në mënyrë absolute të pastrojmë veglat e LSI nga kjo parti. Detyra e secilit është t'ja jeqim atë oksigjen që Berisha i dha LSI dhe Metës. E keni menduar ndonjëherë që heqja e vulës Berishës i interesonte më shumë Ilir Metës se sa Ramës? Rama mund të fitonte dhe vetëm duke blerë vota. Meta ishte i mbaruar dhe vetëm PD mund ta shpëtonte. Ne të gjithë duhet të jemi larg këtij niveli vullgar dhe të degjeneruar. Dhe këtu fus dhe deputin e tyre Vasili, i cili gjithë kohën ka shpifur se jam paguar nga Veliaj, dhe pse këta të Berishës thonin JO.
Ah, dhe mos harroni Kalanë dhe disa te tjere që seriozisht i kanë ulur vlerat PD-se dhe duhen nxjerrë urgjentisht nga Partia. Mos kini asnjë mëshirë ndaj këtyre të LSI. Detyra dhe qëllimi i tyre është vetmja shkrirja dhe shkatërrimi i PD-së. Sa për Like Floririn, ta kuptoj që sa herë të lexojë një nga sulmet e tij, do postoj diçka të re mbi të. P.sh dy burime më kanë konfirmuar që dy ditë më parë Ilir Meta ishte për drekë me Lindita Nikollen tek 'Peshku i eger" afër stadiumit Dinamo. Nuk e postova më parë sepse preferoja të kisha një foto, por në mungesë të saj, le të dalë Ilir Meta dhe ta mohojë Ndryshe, të na thotë çfarë u diskutua në këtë takim dy ditë mbas 14 majit?”, shkruan Kokalari.
Qëllimi Kokalarit dështoi: 1.Ajo kërkonte një karrige nga Sb për tu kacavjerrur në dy Shtetet..duke marr djeta në kurriz të popullit..Por Skila Sali e flaku.. 2.Kokalari e kuptoi von se Sb nuk do karrige KM,Pasi është non grata botërore.. por një copë opozite që të shpëtoi nga burgu e sekuestro pasurisë familjare.. 3.Sa për takimin me L.Nikollën është shpife.Nuk ka më nevoi E.Rama për LikeSpiunin.. 4.Hamëndja shkon se mos Like i kërkon L.Nikollës të mos e çoi ligjin e dosjeve në kuvënd që të mos i dali spiunllëku..Tashmë të gjithë e dinë se Like është Spiun i 88,89..ku mesazhi ka ardhur NGA SHBA. 5.Sb e shpëtoi Liken që e pranoi ta futi në poturre për të marrë këshilltarët.. dhe Likja e shpëtoi Salinë me katrahurën e 14 Majit.
PërgjigjuC'te keqe ka te drekosh me kundershtarin?! Nuk jemi ne kohen e Xhaxhit qe duhet te rruheshe me ke drekoje,me ke dilje e me ke bisedoje se te njollosej biografia.E sa per te mbaruar,qe te dy te mbaruar jane,prandaj kane nevoje per njeri-tjetrin.Likja eshte legjitim politikisht,por eshte mesuar te kaloje lumin ne kurriz te partive te tjera,Berisha eshte ilegjitim politikisht dhe nuk ben dot pa Meten,pra jane paterice per njeri-tjetrin.Dhe tani Kokalari hyn ne mes ne rolin e gomardares per njerin e pykes per tjetrin,por nuk e kupton qe Likja dhe Berisha jane skile te vjetra,as i ndan dot nga njeri-tjetri,as i ben dot per vete vec e vec.Jane si burre e grua ne intimitetin e tyre politik e kriminal dhe Kokalari eshte /i treti/ i panevojshem e i tepert ne kete histori dallaveresh politike shqiptare.
Përgjigju