Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Q. Kokalari, i shkroi një letër sekretares së shtetit, Klinton para takimit me Berishën. “Po ju shkruaj përpara takimit tuaj të planifikuar me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, javën tjetër në Uashington. Shpresoj se ju do keni mundësinë që në këtë takim të shtroni disa çështje të rëndësishme që ndikojnë në Shqipëri dhe në progresin e saj si demokraci”-shkruan ai. Më tej ai I sugjeron disa pika sekretares se shtetit për diskutimin me Berishën. Sipas tij, zgjedhjet e fundit në Shqipëri treguan përbuzjen që ka Berisha ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për të arritur objektivin e tij që të fitojë me çdo kusht, Berisha bleu vota, solli votues ilegalë nga Kosova dhe manipuloi hapur rezultatet zgjedhore. Katër protestues u vranë në Tiranë më 21 janar, 2011. Video e vrasjes së demonstruesve tregon se të paktën një protestues nuk përbënte asnjë rrezik kur u qëllua nga plumbat që vinin nga zyra e kryeministrit. Tragjedia e Gërdecit solli si rezultat vdekjen e 26 personave. Mihal Delijorgji, që kishte punishten e demontimit në Gërdec, njihet si mik i afërm i Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, dhe është po ashtu i njohur i bijës së Berishës, Argitës, që shërben si avokate e Delijorgjit. Përpjekjet për të hetuar shkaqet e shpërthimit janë minuar vazhdimisht nga Berisha dhe ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i shpëtoi gjykimit nën mbrojtjen e Berishës. Sali Berisha ka përdorur autoritetet e taksave, policinë dhe mjete të tjerë në dispozicion për të heshtur ato zëra kritikë me regjimin e tij në media”-shkruan Kokalari. Në fund ai i drejtohet zonjës Klinton: “Zonja Sekretare, liderët shqiptarë e kanë mbështetur SHBA-në në nismat rajonale të sigurisë për shkak të dashamirësisë që kanë shqiptarët për vendin tonë. Mos e lejoni që kjo marrëdhënie e veçantë të minohet nga individë egoistë që janë të gatshëm të rrezikojnë këtë vullnet të mirë për të avancuar axhendat e tyre egoiste”.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
13.4%
Të gabuar
83.8%
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2256
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?