SARANDE - Krijohet në Xarrë të Sarandës ndërmarrja bujqësore, një projekt i ideuar një vit më parë gjatë fushatës zgjedhore dhe që u firmos dje në Himarë, me pjesëmarrjen e deputetit të qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima dhe të 14 aksionerëve.
Në këtë projekt janë investuar 1 miliardë lekë, i cili do të paguhet 100% nga aksionarët, ku 60% e kapitalit u vendos nga fermerët më të suksesshëm të Xarrës, ndërsa 40% e kapitalit u vendos nga dy familje biznesi shumë të njohura në Shqipëri.
Sipas projektit në fjalë shoqëria ka planifikuar të investojë rreth 5 miliardë lekë në 5 vitet e ardhshme në bujqësi ndërsa pritet që në këtë ndërmarrje të punësohen rreth 500 persona.

Investimin më të madh kompania do ta përqëndrojë për 7 deri në 10 fishimin e prodhimit të mandarinave dhe agrumeve që realizohen në këtë zonë. Sipas projektit të kompanisë në 5 vitet e ardhshme do financohet në përmbushjen e standarteve për të mundësuar eksportin e prodhimeve të fermerëve në BE, ku pritet të investohet për përqëndrimin e prodhimit, kooperimin e shërbimeve, uljen e kostove dhe rritjen e aftësive konkurruese në tregun rajonal dhe evropian.
Ky projekt do t’u mundësojë fermerëve të Xarrës të kenë një blerës të sigurtë të prodhimeve të tyre dhe që të mos kërcënohen më nga pamundësia dhe paaftësia e tyre, për të dalë në tregjet ndërkombëtare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO