Kokëdhima i trembet mandatit, i
vetmi deputet që u hodh në votë

Kokëdhima i trembet mandatit, i<br />vetmi deputet që u hodh në votë
Rreth  1500 delegatë të kongresit të Partisë Socialsite kanë votuar për zgjedheve  e anëtarëve të rinj të asamblesë kombëtare të PS.
 
Nga gara ku ishin 300 kandidatë u zgjodhën 175  prej tyre të cilët  sëbashku me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS  dhe 61 kryetarët e  degëve  të PS formësojnë përbërjen e re të asamblesë së PS.


Mes fituesve për në Asamble bien në sy emra zv/ministrash në qeverinë "Rama" si Alfred Dalipi (me i votuar bashke me kreun e ALUIZNI Artan Lame per qarku e Tiranes), Stefan Çipa, Eridian Salianji apo dhe Elona Gjebrea.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku është gjithashtu një emër i njohur i cili bëhet pjesë e Asamblesë së PS.

Emrat e tjerë janë Sadi Vorpsi, Prefekt i Tiranës, drejtoresha e QSUT-së, Orgesa Manasterliu, ish drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

 
Por ajo që ka surprizuar në listën e anëtarëve të rinj ishte votimi i deputetit Koço Kokëdhima i cili si deputet e fiton automatikisht të drejtën e  e të qenit anëtar i asamblesë, por pavaresisht kesaj Kokedhima  ka vendosur te futet mes kandidateve, duke kerkuar voten e asesembles. Sekretari organziativ në PS Blendi Klosi sqaroi se për këtë rast ka vendosur komisioni i Garancive Statutore i jep të drjetës çdo anëtari që është Automatikisht anëtarë i asamblesë, që nëse e kërkon mund të votohet nga kongresi.

Për Qarkun Vlorë, Alma Bakiu, Anila Hitaj, Frosina Londo, Laura Ferhati, Nertila selamaj, Anduel Tahiraj, Koço Kokëdhima.... etj. Ka një analizë të Komisionit të Garancive Staturore që i jep të drejtën çdo deputeti apo anëtari të asamblesë që kërkon të votohet drejtpërdrejt nga anëtarësia e partisë. Kjo ëhstë logjika me të cilën ëhstë vepruar edhe në rastin në fjalë” ka thënë Klosi.




Kjo lëvizje taktike e  deputetit Koço Kokëdhima mund të lidhet me faktin se tashmë në një  proces ligjor në Gjykatën Kushtetuese për të cilin opozita ka kërkuar dorëzimin e mandatit të dpeutetit, pasi ka përfituar fonde publike duke qenë në parlamentin shqiptar. 
 
Nëse  Koço Kokëdhima humb këtë mandate të deputetit automatikisht përjashtohet edhe nga asambleja kombëtare, e në këto kushte vetë deputeti ka kërkuar të votohet nga delegatët e  kongresit për tu  siguruar anëtarsimin në këtë strukturë të rëndësishme të PS  e cila pritet të konstituohet në fillim të muajit maj. Dje Kokedhima ishte protagonist edhe i nje debati me Gramoz Ruci.
 
Ndërkaq delegatët e kongresit të PS votuan edhe  për 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.

Kandidaturat e propozuara për anëtarët e Asamblesë Kombëtare nuk do duhet ishin persona që kanë pasur probleme me ligjin dhe që nuk kanë statusin e nëpunësit civil. 50% e kandidaturave do ishin shoqe” ka përfunduar ai.


  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)