Kur Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima për një kohë të gjatë nguli këmbë duke thënë edhe para medias se ishte ende deputet. Duket se ish-deputeti i PS-së nuk e ka aq të thjeshtë të bindë veten kur humbet poste, përderisa ditën e djeshme ka kërcënuar se nuk ka ndërmend të largohet lehtë nga Partia Socialiste.
Edhe pse Kryesia e PS-së i propozoi Asamblesë përjashtimin e Kokëdhimës nga funksionet drejtuese në parti, ish-deputeti zhvilloi paralelisht një takim në Vlorë. Ndonëse i bojkotuar nga dega lokale, ku deklaroi se askush nuk do ta pengojë atë për ristrukturimin e partisë. “Askush nuk mund tё na pengojё. Nuk do tё ikim askund. Jemi nё tё drejtёn tonё. Kryetarёt e partive nuk janё pronarёt e Shqipёrisё.
Nuk janё as pronarёt e partive. Populli ёshtё i lodhur e i rraskapitur vërtetë, por kur ai dhe rinia e tij vendos tё ngrihet pёr tё drejtat e veta, s’ka fuqi qё e ndalon”,-kërcënon Kokëdhima. Ndërkaq, po nga ky takim me njerëz të importuar nga Saranda, ish-deputeti tha se ka iniciuar një projekt-ide për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së deputetëve.
Ndonëse ende nuk dihet se mbi çfarë statusi Kokëdhima e bën një gjë të tillë, në një kohë kur ai nuk ka asnjë rol drejtues në PS. Kryesia e PS vendosi dy ditë më parë t'i propozojë Asamblesë socialiste në mbledhjen e 23 dhjetorit, përjashtimin e Koço Kokëdhimës nga pozicioni i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin. Në 23 prill të këtij viti, Koço Kokëdhima u zgjodh nga Asamblesë socialiste, ndërsa rezultoi më pak i votuar nga anëtarësia socialiste me vetëm 217 vota.
Asambleja e PS-së do të mblidhet në 23 dhjetor për të shqyrtuar propozimin e kryesisë së PS-së për zëvendësimin e Kokëdhimës me Çipën. Sipas Statutit të kësaj partie, Sekretariati zgjidhet me votim, sikundërse bëhet dhe zëvendësimi i tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com