Deputeti socialist Koço Kokëdhima i është rikthyer sërish nismës së tij për legalizimin e kultivimit të kanabisit me qëllim shitjen e tij në tregun farmaceutik ndërkombëtar.
I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në televizionin “Klan”, deputeti Kokëdhima tha se nuk flet për legalizimin e kanabisit për qëllime konsumi normal, por për një proces të kontrolluar nëpërmjet një ligjeslacioni të mirë.
Pyetjes së Fevziut rreth një shkrimi të tij për “Rilindjen” dhe ndarjen e “Rilindasve” në kanabist dhe krenarist, Kokëdhima tha se nuk preferon të komentojë.
“Sigurisht nuk ndajë aspak të njëjtat pikëpamje me Blushin, për shumë çështje në shkrimin e tij. Nuk dua të debatoj për këtë gjë, janë çështje të karakterit organizativ, preferoj që mendimet e mia t’i shfaq në PS. Këtu jam shumë i hapur për çdo çështje që lidhen me mua si person.
Pjesë nga intervista e deputetit Koço Kokëdhima
Akuzat e Blushit për ju janë shumë të rënda...
Faleminderit për parashtrimet tuja. Dëshiroj të them që këtu s'ka asnjë akuzë që adresohet për mua, mund të ketë ndonjë insinuatë politike.
Kanabisi mund të vij nga jashtë...
Liria për kanabisin prodhohet nga ligji dhe sot Shqipëria nuk e ka këtë të drejtë siç është konform vendeve të tjera.
Ju jeni për lirinë e kanabisit farmaceutik?
Propozimi i parë është që kanabisi farmaceutik të jetë i lirë, siç është legal. Propozimi i dytë që të diskutohen të gjitha mundësitë që Shqipëria të prodhojë kanabis farmaceutik për eksport, se në botë është industri shumë miliardëshe, ka mundësi Shqipëria të përfitoj se ka prodhuar në gjithë këto vite kanabis me cili të lartë.
Kriminelët i kemi pasur me cilësi të lartë...
Mos të bëjmë spekulime, të flasim për çështje konkrete. Nëse rendisim vendet që e zhvillojnë kanabisin, do dalin shumë vende që e zhvillojnë në shumë industri. Ka shumë vende që zhvillojnë kanabisin narkotik. Propozimi i tertë është të prodhojmë kanabis për eksport për industrinë farmaceutike të botës, industri miliarda dollarësh. Të rishikohet formulimi i legjislacionit për kanabisin industrial, për kërpin. Që e vënë Shqipërinë në pozita inferiore. Sot niveli i THC-së, për kërpin është 0.1%, që e bën më pak konkurrues kërpin e Shqipërisë për nga cilësia.
Propozimi i katërt, lira për eksport, pasi s’mund të prodhojmë vetëm për veten. Propozimi i fundit, ligji i legjislacionit penal për kanabisin, Shqipëria ka legjislacioni më të ashpër që ekziston për kanabisin. Shqipëria ka legjislacionin më të ashpër në botë, përjashto Kinën dhe vende të tjetra, që dënohen me burgime përjetë.
Përse ta pinë cigare hashashi të rinjtë?
S’jam predikues që rinia të përdorë kanabis, jam një person që s’kam përdorur kurrë, jo kanabis, por nuk pi as duhan. Jam një person shumë i ndjeshëm për rinin, që implikohet për nevoja të drogave. Dy detaje, e para kanabis bën pjesë në drogat që s’nxisin dhunë. E dyta, në gjithë përvojat që kanë liri të përdorimit të kanabisit, nuk vërtetohet që shoqërohet me përdorim më të madh të kanabisit.
Nuk kam propozuar të bëjmë këtë liri ekstreme për kanabisin narkotik, por kam thënën që kjo çështje të debatohet dhe të ndërtohet një legjislacion shumë më i arsyeshëm. Nuk i ndihmojmë këta të rinj duke i futur nëpër bugje. Nëse një i ri kapet me përdorim të hashashit, një familje po s’pagoi mijëra euro, si shpëton nga burgu.
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër kësaj nisme dhe ministri i Brendshëm Tahiri
Shqipëria si ka kushtet e zhvillimit të kanabisit. S’mund të flas të bëjmë një ekonomi për kriminelët, por që t’i shërbejë industrisë medikale në botë. Jam plotësisht dakord me ministrin e Brendshëm Tahiri, kam diskutuar qysh pas zgjedhjeve të vitit 2013 ka qëndrim korrekt është për të zbatuar ligjet dhe unë flas për një projekt për të ardhmen e kësaj ekonomie. Mos të bëjnë gabime duke u nisur nga i gjithë ky debat, mos të gabojnë që të bëjnë akte kriminale, të mbledhin dhe të shesin kanabis. Po diskutojmë si të ndërtohet mundësisht një ekonomi e favorshme për shoqërinë në kontekstin e ekonomisë botërore e kanabisit.
Ju keni premtuar një ekonomi në rritje?
Jo se nuk kam aftësinë të përgjigjem, por të jesh korrekt kur të më bësh pyetjet. S’do më pyesësh si kryeministër dhe si hartues të programit të Rilindjes, por si deputet i Parlamentit, i cili e bën detyrën e tij me përkushtim të plotë dhe në mënyrë shembullore. Ky deputet që ju keni sot përballë nuk e shkon jetën duke predikuar kanabis, por duke punuar 16 orë në ditë për të gjithë çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social.
Sipas jush, është Shqipëria sot më e varfër se sa dy vite më parë dhe a ka faj qeveria?
Mendoj që shifrat që rarpoton qeveria për rritjen ekonomike janë shumë të sakta dhe të vërteta... Një vend pasurohet duke prodhuar dhe eksportuar produkte bujqësore, industriale, e pse jo dhe kanabis. Vetëm kështu mund të pasurohet një vend.
Qeveria jonë bënë një punë shumë të madhe. Janë gjithë ato reforma që nuk mund të mohohen,. Qeveria jonë është shumë e përgjegjshme pavarësisht se reformat nuk i bëjnë të kënaqur qytetarët sepse janë pragmatist dhe kanë të drejtë të jenë.
PS-ja ka akuzuar biznesmenë si klientelistë të qeverisë “Berisha”, cili është qëndrimi juaj kur sot po ata biznesmenë bashkëpunojnë me qeverinë?
Jam kundër këtyre insinuatave që lidhen me privatët. Nuk e lejoj që të sulmohen qytetarët për punën e tyre. Ata janë qytetarë dhe paguajnë taksat e shtetit. Nëse ato nuk paguajnë atëherë merren masat e duhura, por etiketimet dhe akuza të tilla janë të papranueshme.
Keni ndonjë këshillë për zotin Blushi?
Nuk kam ndonjë këshillë specifike. Po të kem këshilla nuk ia jap përmes televizionit, përmes jush, si moderator i një televizioni.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com