Tre personat që do të garojnë për kreun e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar janë shumë të njohur për opinionin sportiv vendas, pasi kanë qenë dhe janë protagonistë në sportin shqiptar. KOKSH vitet e fundit është përfshirë nga zhvillime tepër intensive pasi Agim Fagu i zgjedhur hoqi dorë në mes të mandatit të tij për shkaqe të problematikës së shfaqur në këtë institucion, ndërkohë që Ela Tase si zv/presidente ushtroi detyrën e kreun të këtij institucioni duke normalizuar disi situatën dhe duke i dhënë frymëmarrje KOKSH deri në këto momente. Zgjedhjet për kreun e KOKSH duhet që të ishin bërë më parë.
Megjithatë në Shqipëri sipas prioriteteve dhe rëndësisë ecën edhe sporti, një fakt i tillë është reflektuar më së miri nga bëmat brenda dhe jashtë vendit duke nxjerë situatën në shumë raste jashtë kontrollit nga përdorimi i dopingut, mungesa e kushteve për pjesëmarrje në eventet ndërkombëtare dhe deri të lufta e fortë brenda institucionit. Megjithatë zgjedhja e drejtuesve të rinj pritet të sjellë një fresk edhe të politikave të këtij institucioni për menaxhimin e sportit olimpik. Mes tre kandidatëve, Bezhani shihet si favorit për të fituar votat e shumicës, pasi ka një eksperiencë të gjatë në strukturën drejtuese të institucionit dhe në Federatën Shqiptare të Mundjes. Ndërkohë që po sot do të zhvillohen edhe zgjedhjet për zëvendës president, mbajtësin e thesarit dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv.