Koktej molotovi drejt autobusëve me serbë, KFOR reagon

Koktej molotovi drejt autobusëve me serbë, KFOR reagon
Të enjten janë sulmuar me koktej Molotov dhe gurë pesë autobusë me serbë në afërsi të “Hotelit Victory” në Prishtinë. KFOR ka reaguar ndaj këtij sulmi, por jo edhe ndaj sulmit në Merdarë.
KFOR, përmes një komunikate për medie, ka dënuar fuqishëm, siç thuhet, “aktin e dhunshëm dhe të mjerueshëm me koktej Molotov ndaj pesë autobusëve serbë në afërsi të “Hotelit Victory” në Prishtinë që ndodhi të enjten.

Gjithashtu, KFOR-i ka përshëndetur përkushtimin e institucioneve përgjegjëse që të kryejnë hetim të plotë për këtë akt të dënueshëm.

“Ky veprim i turpshëm është në kundërshtim me integritetin e mbajtjes së ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe nuk ka vend në zhvillimet aktuale të një shoqërie moderne”, thuhet në fund të reagimit të KFOR.
 Por, disa orë me herët, në Merdarë, Policia e Kosovës ishte përleshur me një grup tifozësh serbë, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dhe, teksa po i deportonin drejt kufirit Kosovë-Serbi,  ata e kanë sulmuar Policinë e Kosovës me gurë dhe gjësende tjera, duke lënduar kështu 32 zyrtarë policorë. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’