Kolapsi në Gjykatën e Lartë, KLGJ: Do caktohen gjyqtarë të përkohshëm vetëm për ekstradimet

TIRANE-Në kushtet e kolapsit të Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka gjetur një zgjidhje provizore duke vendosur të operojë me caktimin e gjyqtarëve nga gjykatat më të ulëta në Gjykatën e Lartë për çështje të caktuara gjyqësore që kanë të bëjnë vetëm me ekstradimet.  

Propozimi u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë që trupat gjyqësore që do të zgjidhet me short do të përbëhen nga anëtarë që plotësojnë dy kushte; e para të kenë kaluar vettingun dhe e dyta që të kenë 13 vite eksperiencë.

Pak muaj më parë ishte misioni i BE-së në vendin tonë “Euralius V” që për të tejkaluar fazën emergjente propozoi plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë me një skemë provizore duke caktuar anëtarë ‘të përkohshëm’. Një propozim të tillë Presidenti Ilir Meta e kundërshtoi hapur duke i kërkuar pak javë më parë KLGJ-së informacion.

Por sipas burimeve nga KLGJ-së, zgjidhja e përkohshme që u miratua sot nuk është e njëjta me atë që propozoi Euralius, pasi misioni i BE-së kërkonte që gjyqtarët të funksiononin për një periudhë 6 mujore dhe jo sikur u miratua sot, vetëm për cështjen e ekstradimeve.

Ndërkohë që sot, ReportTv zbardhi disa nga emrat e juristëve të cilët kanë kandiduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t'u bërë gjyqtar të Lartë, teksa afati përfundon nesër.  

Gjykata ka ngelur me vetëm dy gjyqtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori (pritet vendimi nga Kolegji) dhe Ardian Dvoranin, që është kreu i KED. Të dy ata që së bashku nuk mund të formojnë as një trupë gjyqësore .

Vendimi i plote i KLGJ-se
Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në pikën 3 të nenit 4, në pikën 1 të nenit 147, si dhe në shkronjën “a” të pikës 1 të nenit 147/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenet 2, 89, 97 dhe 98 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës,

VENDOSI:

Në Vendimin nr. 30, datë 14.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, bëhen këto shtesa:

Pas paragrafit X, të shtohet paragrafi X/1 me përmbajtjen si më poshtë:

“X/1 Dispozitë për Gjykatën e Lartë

  1. Ky vendim do të zbatohet edhe për Gjykatën e Lartë derisa pranë saj të jetë funksionale një trupë gjykuese.
  2. “Nevoja të Gjykatës së Lartë” në kuptim të këtij vendimi konsiderohen vetëm ato që lidhen me gjykimin e çështjeve gjyqësore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja, ekskluzivisht me ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar, për të cilat shkronja “c”, pika 3, e nenit 462 të Kodit të Procedurës Penale parashikon që vendim i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm është vendimi i Gjykatës së Lartë.
  3. Këshilli i Lartë Gjyqësor vihet në lëvizje me kërkesë të Kancelarit të Gjykatës së Lartë.
  4. Gjyqtarët që caktohen në Gjykatën e Lartë për çështje gjyqësore të veçanta, përzgjidhen, me short, ndërmjet gjyqtarëve të gjykatave të apelit, të cilët kanë të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit, si dhe kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar sipas Ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj