Kolë Mirakaj, ministri shqiptar që
shpëtoi 2000 hebrenj nga nazistët

Kolë Mirakaj, ministri shqiptar që<br />shpëtoi 2000 hebrenj nga nazistët
Simon Mirakaj rrëfen për xhaxhanin e tij, Kol Bib Mirakaj për rolin e tij në vitin 1944 për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke treguar për report TV dokumentet e kohës të nënshkruara nga dora e Kol Bib Mirakës që si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë lëshon urdhra për të shpëtuar hebrejtë. 

Hebrejtë kaluan në Itali pas një vendimi të Kol Bib Mirakës për të pajisur me pasaporta shqiptare 2000 hebrenjtë që ndodheshin në territorin shqiptar, akt që mundësoi strehimin e tyre në Italinë jugore.

Madje Ministri shqiptar Miraka rrezikoi postin duke dhënë urdhëra për ata që nuk kishin pasaportë të anashkalohej çdo fomalitet nga autoritetet. 

Nipi Simon Mirakaj pohon se Kol Bib Mirakaj kishte refuzuar shumën e parave që hebrenjtë donin t’i jepnin atij si shpërblim një herë Shqipëri dhe tjetrën herë në Romë, ku Kol Biba ishte i mërguar dhe ku jetonte në varëfëri në kujdesjen nga urdhëri françeskan.

[gallery]20794[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot