Deputetët socialistë
Edhe pse deputeti demokrat i ka dhënë shuplakë Partisë Demokratike, deklaratat e tij i kanë komentuar edhe deputetët e Partisë Socialiste. Piro Lutaj dhe Asllan Dogjani e kanë vlerësuar si të drejtë këtë dalje publike. Deputeti Lutaj pohoi se zoti Marku ka treguar gjendjen reale në Partinë Demokratike. "Gjatë gjithë intervistës deputeti Mark Marku ka paraqitur situatën e rëndë që ekziston brenda Partisë Demokratike. "Më ka befasuar qëndrimi që ka pasur Marku ditën e djeshme, por duhet të vlerësohet për këtë gjë", është shprehur deputeti Piro Lutaj i Partisë Socialiste. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Asllan Dogjani e ka quajtur si shembull të mirë reagimin e deputetit Mark Marku. Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, deklaroi se PD ka dështuar si forcë politike dhe në këtë gjendje në të cilën ndodhet rrezikon që të humbasë edhe zgjedhjet. Ndërsa në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe marrëdhëniet me aleatin kryesor, LSI-në e Ilir Metës, Marku theksoi se aktualisht ajo që shikon është një "PD e shantazhuar".