Kolegji Evropian në Tiranë, ‘shtëpia’ e parë në godinën ‘Liria’ në QS! Mogherini: Viti i ri akademik nis në shtator! Patëm 242 aplikime, u përzgjodhën 31 studentë

Në kuadër të Samitit Rajonal në Tiranë u nënshkrua këtë të enjte marrëveshja mes Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit që do të hapë dyert në shtator në Tiranë. Godina ‘Iliria’ në Qytet Studenti do të jetë selia e parë ndërsa Kryeministri Rama i propozoi rektores Federica Mogherini shtetësinë shqiptare.

Kolegji i Evropës, dega e Tiranës, do të hapë dyert për vitin e parë akademik në shtator, ndërsa shifrat e aplikimeve i kanë kaluar të gjitha pritshmëritë.

“Viti akademik do të nisë në shtator me 31 studentë, me një Program të nivelit master për transformimin dhe integrimin europian me fokus të veçantë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin perëndimor. Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe sot mund të raportoj se kemi marrë 241 aplikime, për 31 vende, nga 41 kombësi, nga i gjithë rajoni, nga vendet e BE-së dhe 15 të tjera.” – u shpreh Mogherini.

Rektorja e Kolegjit Evropian, Federica Mogherini, këtë herë si përfaqësuese e degës së Tiranës për Kolegjin firmosi marrëveshjen me Rektorin Universitetit të Tiranës, dhe ministren e Arsimit Manastirliu, që shtëpia e re e Kolegjit në Tiranë të jenë ambientet e siguruara nga Universiteti i Tiranës, në një ndërtesë të quajtur ‘Liria’, një simbolikë e veçantë kjo.

“Është një ndërtesë historike, ku studentët shqiptarë bënë historinë dhe nisën rrugëtimin drejt lirisë dhe demokracisë”- tha Manastirliu.

I impresionuar për shifrat e aplikimit në Tiranë u shpreh edhe Komisioneri Varheley.

“Jam i impresionuar nga shifrat. Tirana do të bëhet edhe më popullore se Bryzhi dhe moti është shumë herë më i mirë. Ajo që do të ndërtohet edhe nga ana arkitekturore do të jetë diçka që do të ndryshojë edhe ekonominë në Ballkan. BE ka mbërritur në Tiranë. Faleminderit”- u shpreh Varheley.

Rektorja Mogherini foli për një histori sukses ndërsa u shpreh edhe më optimiste për të ardhmen.

“Brenda 5 muajve do të kemi një histori të konsoliduar suksesi. Ky është vetëm fillimi, po presim të gjithë të bashkëpunojmë ngushtë, sidomos...”- tha rektorja.

Kryeministri Rama mirënjohjen ia shprehu kështu Mogherinit. 

“Nuk e fsheh dot kënaqësinë që të kemi Federikën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë shtetësinë shqiptare. Do të jetë nder që ne ta quajmë shqiptare”

Kolegji i Evropës në Tiranë, i cili u përurua më 16 tetor, do të nisë me një program akademik për çështjet evropianë për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria,  rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Kolegji i Europës në Tiranë, Rama: Do ketë një ndërtesë ikonë! Gati t’i ofrojmë nënshtetësinë shqiptare Federica Mogherinit  

 

Ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshja mes Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës që do të hapë dyert në Tiranë.

Kryeministri Rama thotë se do të ketë një ndërtesë ikonë, por edhe kushte si të BE-së.

“Kjo tregon se të vish në Shqipëri nga BE, mund të jetë shumë më entuziazmuese se sa të shkosh nga BE në BE. Së fundi në radhë dua të falënderoj delegacionin e BE këtu dhe komisionerin e BE i cili ka punuar gjatë gjithë kohës në 360 gradë me ne për tu siguruar që në të gjitha frontet të bëhen gjëra sa më të prekshme sa më të realizueshme në rajon. Ardhja e Kolegjit të europës na bën shumë të lumtur dhe krenar. Po bëjmë përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë dhe për ta pasur një destinacion të mirëfilltë evropian arsimi jo vetëm sa i takon programeve dhe aspektit hapësinor dhe cilësisë së jetës për studentët nga auditorët deri të fjetoret. Edhe pse në Tiranë të rinjtë flenë gjithnjë e më pas sepse jeta e argëtimit është gjithnjë e më tërheqëse sidomos pas mesnatës”, tha Rama.

Rama tha se do ishte një nder që t’i jepnin nënshtetësinë shqiptare, rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

“Dua të ndaj me të gjithë mirënjohjen time më të thellë për Federicën e cila po ndjek projektin hap pas hapi dhe nga ana tjetër nuk e fsheh dot kënaqësinë që të kemi që Federicën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare, do jetë më shumë se sa një nder që ta konsiderojmë atë si një qytetare shqiptare”, tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 29/02/2024 19:46

    Pregatisni Sorosianet e ri te vendit , per te vazhduar trrashgimia e plakut mere

    Përgjigju
  • Didi: 29/02/2024 13:47

    U i tiranes nuk ka kampus per vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave