Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit Zena Lila

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit Zena Lila

Prokurorja e Elbasanit, Zena Lila

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë të mbajtur ditën e sotme (19 shtator), ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Elbasanit, Zena Lila.

KPA i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, (KPK) lidhur me pasurinë e prokurores dhe vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

"Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila", njoftoi KPA.

Komisioneri Publik më (3 shkurt) të këtij viti ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 10 janar po të këtij viti ku u konfirmua në detyrë prokurorja e Elbasanit Zena Lila.

Në argumentimin e bërë në ankimin ku kërkohet shkarkimi i Zena Lilës nga posti i prokurores, rezulton të kishte pasaktësi të deklaratave të saj lidhur me pasurinë që ka në zotërim si dhe mungesë të deklarimeve periodike vjetore.

Vendimi i KPK në 10 janar për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Në përfundim, Kolegji vendosi me shumicë votash të ndryshojë vendimin e Komisionit dhe shkarkoi nga detyra prokuroren Zena Lila, duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament