Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrton 180 çështje emergjente të mbetura pezull

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrton 180 çështje emergjente të mbetura pezull

Menjëherë sapo ka rifilluar punën Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka shqyrtuar 180 çështje emergjente, të mbetura pezull. Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se "Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pas rifillimit veprimtarisë, ka gjykuar në dhomë këshillimi çështjet që, për shkak të karakterit të tyre specifik, përbënin emergjencë për aktivitetin gjyqësor jo vetëm të Gjykatës së Lartë por edhe për gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit".

Në njoftim thuhet po ashtu se në çështjet e shqyrtuara përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencë ndërmjet gjykatave, rekurset lidhur me masat e sigurimit, lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ekstradimet, kërkesat për përjashtime të gjyqtarëve, etj.

"Megjithëse me përbërje jo të plotë, por duke alternuar punën edhe me gjyqtarët e dy kolegjeve të tjera, atij civil dhe administrativ, kolegji penal deri tani ka shqyrtuar të gjitha çështjet emergjente të mbetura pezull, (180 çështje) duke bërë që gjykimi i tyre të kthehet në normalitet, në respektim të afateve të ligjit procedural penal", thuhet në njoftim.

Veç të tjerave, ky kolegj ka organizuar punën për fillimin e shqyrtimit të çështjeve të themelit të cilat, për shkaqe tashmë të njohura, kanë mbetur pa u gjykuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)