Kolegji rrëzoi Metën, Mediu: Rama presion gjyqtarëve, thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi Metën duke ligjëruar 30 Qershorin. Ai thotë se vendimi ka ardhur si pasojë e presionit që sipas tij Rama u ka bërë gjyqtarëve.

"Rama ka kapur sot institucionet zgjedhore, si KQZ-në dhe Kolegjin Zgjedhor përmes presioni mbi gjyqtarët dhe vettingun politik. Rama ka vjedhur zgjedhjet në cdo rast, ka shkatërruar parlamentin, po ashtu edhe pushtetin gjyqësor, e ka kthyer cdo gjë në funksion të pushtetit të tij.

Shqiptarët kanë të drejtën që të mos lejojnë një proces të tillë të shkatërrimit të Shqipërisë në 30 Qershor. Nuk duhet dhe nuk do të ketë zgjedhje të ligjshme. U bëj thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë këtë krim elektoral që do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin" tha Mediu.

Deklarata e plotë
Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BE-së;

Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një proçesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor.

Ky proçes është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë.

Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik.

Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste.

Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd.

Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Proçesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën.

Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme.

Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin.


Lajmi kryesor:

Kolegji ligjëroi 30 Qershorin, opozita: Rama u bëri presion gjyqtarëve me vettingun


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë