Kolegji Zgjedhor vendosi për fletë me numra, Kaso: Truk nga Rama për të fshehur kandidatët, por s’i shpëton dot ndryshimit

Kolegji Zgjedhor vendosi për fletë me numra, Kaso: Truk nga Rama për të fshehur kandidatët, por s’i shpëton dot ndryshimit

1617558911_foto.jpg

Përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra siç pretendoi PD, akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se e ka bërë një gjë të tillë për të fshehur kandidatët. Megjithatë ai shtoi se kjo nuk ka për ta ndaluar ndryshimin në 25 prill.

“Sa i përket vendimit për numra jemi të keqardhur që kolegji mori këtë vendim pasi le të themi është Edi Rama ai i cili nuk ka patur asnjëherë vullnet që listat të cilat i cilësoi si të hapura nuk ishin.

Është ai i cili ka turp nga kandidatët dhe kërkon ti fshehë me numra. Na vjen keq se koalicioni ka kandidatët më të mirë dhe na vjen keq se zgjedhësit sdo kenë mundësi ti shohin dhe identifikojnë me emra. Çfarëdolloj truku që u përdor nga mazhoranca ska për ta ndalur ndryshimin, një ndryshim i cili do të jetë pa edi ramën”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Fleta e votimit në 25 prill do të jetë me numra, jo me emra! Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, Kaso: Truk nga Rama për të fshehur kandidatët, por s’i shpëton dot humbjes


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb