Në 25 Prill shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre në një fletë votimi me numra dhe jo me emra. Kështu ka vendosur në mbledhen e sotme Kolegji Zgjedhor që është shkalla e fundit. Pasi dëgjoi të gjitha palët, Kolegji vendosi që kandidatët në fletën e votimit të identifikohen me numra sikur e kërkonte Partia Socialiste, duke rrëzuar pretendimin e PD-së e cila kërkoi që fleta të ishte me emrat përkatës.
Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku raportoi se trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor që shqyrtoi këtë çështje ishte e përbërë nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi. Relatore e çështjes ishte gjyqtarja Manjola Xhaxho.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji u shpreh se fleta e votimit që kërkon PD me emra është si gazetë për zgjedhësin duke ia vështirësuar votimin. Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso u shpreh i zhgënjyer me vendimin e Kolegjit që fleta të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve për deputetë. Ai nuk ka nguruar ta quajë këtë një truk të Ramës, sipas tij për të fshehur emrat e kandidatëve. Por pavarësisht vendimit Kaso u shpreh i bindur se sipas tij Rama nuk do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ishte Partia Demokratike e cila ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS rrëzoi kërkesën e këtij subjekti politik që fleta e votimit të jetë me emra. Padisë së PD për listë me emrat e kandidatëve iu bashkua ditën e sotme edhe LSI. Po ashtu PD ka paditur edhe vendimin për logon e BD, pasi është ankuar për ngjashmëri me të sajën dhe pretendoi se mund të krijojë konfuzion në fletën e votimit. Kaso kërkoi që BD të garojë pa logo, por përfaqësuesi i Bindjes, Fabian Topollaj e ka cilësuar të tepërt kërkesën pasi sipas tij logoja ka ndryshuar disa elementë për të mos pasur probleme. Kësisoj në fund edhe Kolegji Zgjedhor vendosi që BD të shkojë në zgjedhje me logon e ndryshuar.
Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ pranoi kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit. Sipas vendimit të KAS binte fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra, të cilën e kërkuan socialistët. Për ankimimin e PS votuan pro anëtarët Koli Bele, Ilir Rusmajli, Elvin Lako, ndërsa Ledio Braho dhe Elvis Cefa kanë votuar kundër. Fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi, por më pas u ankimua nga 2 forcat kryesore politike. Në fletën e miratuar ishte parashikuar të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra siç pretendoi PD, akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se e ka bërë një gjë të tillë për të fshehur kandidatët. Megjithatë ai shtoi se kjo nuk ka për ta ndaluar ndryshimin në 25 prill.
“Sa i përket vendimit për numra jemi të keqardhur që kolegji mori këtë vendim pasi le të themi është Edi Rama ai i cili nuk ka patur asnjëherë vullnet që listat të cilat i cilësoi si të hapura nuk ishin.
Është ai i cili ka turp nga kandidatët dhe kërkon ti fshehë me numra. Na vjen keq se koalicioni ka kandidatët më të mirë dhe na vjen keq se zgjedhësit sdo kenë mundësi ti shohin dhe identifikojnë me emra. Çfarëdolloj truku që u përdor nga mazhoranca ska për ta ndalur ndryshimin, një ndryshim i cili do të jetë pa edi ramën”, tha ai.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar nakimimin e PD, duke lënë në fuqi vendimin e KAs i cili ka vendosur që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra siç e kërkoi PD.
Pas diskutimeve Kolegji Zgjedhor është tërhequr për vendim për fletën e votimit të 25 prillit lidhur me padinë e PD.
Përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor e ka cilësuar të tepërt kërkesën e PD që BD të garojë pa logo në zgjedhje. Sipas Topollajt logoja është ristilizuar dhe ka ndryshuar disa elementë për të mos pasur probleme.
Sipas tij nëse do të duhet që të hiqet një logo është ajo e PD-AN sepse është pjesë e një subjekti krejt të ri zgjedhor.
“Kemi ndryshuar 3 elementë në logo, u shprehën të gatshëm për ta ristilizuar logon. Pas ndyshimit të logos, në faqen e KQZ pashë që në fletët e votimit të shfaqura, logoja e BD ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që kishim paraqitur. E ankimuam në KAS dhe KAS vendosi që të vendoste të stilizuarën pasi nuk kishte ngjashmëri me të PD. Dhe nëse do të duhej të hiqej logoja e një partie, duhej të hiqej e PD dhe Aleanca për Ndryshim (sepse si koalicion është subjekt më i ri se BD)
PD është pjesë e një subjekti krejt të ri zgjedhor AN. Askush nga organet kompetente për të përcaktuar ngjashmërinë nuk ka shprehur shqetësimin e ngjashmërisë së logos me logon e rikompozuar të BD. Askush. As komisioneri as KASI, askush tjetër. Madje dhe në padinë e PD, as atje nuk thuhet ngjashmëria e logos së rikompozuar. Nëse ligji na jep të drjetë të ruajmë logon ashtu siç duam ta ruajmë dhe ne tërhiqemi nga kjo pjesë dhe i bëjmë një ristilizim logos kjo merret si dobësi. Tani vjen me një kërkesë për ta hequr fare logon e BD kjo është e tepërt. Në atë që tha përfaqësuesi i paditësit kishte diçka të vërtetë”, tha ai.
Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridjan Salianji kërkoi që Kolegji Zgjedhor të lë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit me numra dhe ky është i duhuri pasi fleta e votimit me emra ka ngarkesë të madhe sikur po lexon një gazetë dhe bëhet e paqartë për votuesit. Në lidhje me sondazhet , Salianji tha se nuk mund të merret parasysh pasi aty nuk votojnë ato të moshës nën 60 vjeç.
"Neni 98 i përcakton rregullatorit kompetenca vetëm mbi pjesën teknike, specifikime teknike. Për sa i përket përmbajtjes, është e KQZ e zbatohet nga Kryekomisioneri. Ligjvënësi thotë se dy emra duhet të jenë patjetër në fletë, i subjektit politik dhe kryetarit të Subjektit politik. Asnjë nga modelet e fletëve të votimit nuk është kundra ligjit, por në fletën e Tiranës kemi rreth 500 karaktere, ku nuk respektohet fakti që ka ngarkesë dhe është e paqartë. Kjo çështje nuk mund ti lihet sondazheve, sondazhi bëhet i pavlefshëm kur nuk marrin pjesë kategori si të moshuarit. Fleta me emra sjell konfuzion në votim, krijohet radhë por problem është edhe numërimi i fletëve të votimit. Prandaj ne kërkojmë që Kolegji të lë në fuqi vendimin e KAS. Njerëzit shkojnë për të votuar dhe jo lexuar gazetë siç duket fleta e votimit me emra", tha Salianji.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso gjatë mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor ka kërkuar që Bindja Demokratike të garojë pa logo në zgjedhjet e 25 prillit.
“Bindja Demokratike të garojë pa logo”, tha ndër të tjera Kaso.
Kjo pasi logoja e BD është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike që e mban prej 30 vitesh dhe sipas Kasos mund të ngatërrohet lehtësisht në fletën e votimit e vendosur në shkallë të zvogëluar.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka kërkuar që Bindja Demokratike të ndryshojë logon e saj pasi është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike që e mban prej 30 vitesh. Ivi Kaso u shpreh para trupës gjykuese të Kolegjit Zgjedhor se kjo logo e vendosur në shkallë të zvogëluar në fletën e votimit mund të ngatërrohet lehtësisht.
Gjithashtu Kaso foli edhe për fletën e votimit, ku tha se PD e kërkon me emra dhe se e vetmja gjë që dëshiron si ndryshim është ajo ku partitë dhe kandidatë të jenë të vendosura në formë vertikale dhe jo horizontale si vendosi Celibashi.
"Formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë, sondazhi i KQZ nxori fitues pikërisht këtë model, me kriteret e tjera të fletës jemi dakord. Duke konsideruar që ligji flet për kandidatë, pra nënkupton referimin e kandidatit me emër dhe mbiemër. Së dyti, logoja e Bindjes Demokratike. Ishte akti i Kryekomisionerit që na njohu vetëm me datë 31 mars me logon e Bindjes Demokratike që ishte shumë e ngjashme me atë që mban PD prej 30 vitesh, po atë ditë i dërguam një kërkesë që sipas ligjit, KQZ ta zgjidhte këtë çështje. I kërkuam BD ta ndryshonte", tha Kaso.
Ankimimit të PD për fletën e votimit i është bashkuar edhe LSI.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso nga pala paditëse ka thënë se kërkesa e partisë së tij plotëson kriteret për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.
Ishte Partia Demokratike e cila ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD-së që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale.
“Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e subjektit politik LSI e cila i bashkohet palës paditëse në këtë proces (PD)”, u tha në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor.
Pirdhni pirdhni de liroheni.
PërgjigjuO pd ta rrasi Rusmajli ai është i juaj pse a koheni Rusmajli ju a rrasi e ju a plasi o sali prasi. Ti kujton se Bota rotullohet reth teje po njerzit s'harojn o salmut në ktë Bot do i lash mëkatet o kriminel.
PërgjigjuPo njerezit nuk votoj numrat por njerezit
PërgjigjuSalinji i ka alergji gazetat prandaj ankohet!
PërgjigjuTani u kujtu PD ? Te ishin ankuar kur eshte rrgjistruar kji parti, jo tani dy jave para zgjedhjeve
Përgjigju