Kthyer në përmasat e një katastrofe ekologjike për shkak të ndotjes, peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqen e ujit, në kolektorin e Balldrenit në Lezhë i cili lidhet me Lumin Drin.
Kjo gjendje është shfaqur që prej pasdites së të enjtes, ku ajo çfarë është e padurueshme edhe aroma e rëndë e zonës përreth.
Dyshimet e banorëve dhe peshkatarëve janë se ndotja vjen nga derdhja e lëndëve të rrezikshme nga një fermë blegtorale, ç’ka sjell ngordhjen e peshqve dhe shkatërrim të habitatit natyror. Banorët kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës pasi sipas tyre kjo gjendje po sjell dëme dhe në bizneset e zonës.
“Uji këtu ka një ngjyrë komplet blu të errët që domethënë ngjyrë pesticidesh nga e cila ka ngordhur I gjithë peshku. Këtu ka mbaruar ekosistemi i vendit sepse ky peshk ka ngordh nga pesticidet. Po të shohim kjo nuk është hera e parë është e disata herë që ndodh”, thotë një banor i zonës.
“Unë kam dhe biznesin këtu në këtë zonë. Ka ardhur një erë e keqe që më ka larguar njerëzit prej lokalit dhe servisit se nuk mundin të duronin atë erë të rëndë. Është problem se unë ha bukë me atë biznes. Nga një herë në muaj ndodh kjo situatë. Këto helme parashikoj unë që vjen nga hidrovori ”, thotë një banor tjetër.
“ Kjo është një gjë që ndodh 7, 8 herë” thotë një banor tjetër i fshatit.
I kontaktuar nëpërmjet telefonit Drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku pohon problematiken duke bërë të ditur se është ngritur një grup pune, për të analizuar situatën dhe zbuluar shkakun e ndotjes.
Edhe pse një fenomen i përsëritur disa herë përgjatë 8 muajve te fundit dhe i denoncuar nga banorët në formë ankesash nuk është bërë asgjë nga ana e autoriteteve mjedisore në Lezhë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Burg pa afat 38-vjeçarit! U arrestua për vjedhje, por përgjimet zbuluan se ngacmonte një të mitur
17 Shkurt, 10:59
-
Reshjet e dendura të borës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit! Tre aksidente në segmentin Thirr-Fan-Reps, kompania 'Salillari' e papërgatitur (VIDEO)
17 Shkurt, 07:21
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një vajzë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit
16 Shkurt, 16:26
-
Nën akuzë për vjedhje e marrëdhënie seksuale me të mitur, në pranga 38-vjeçari në Lezhë
16 Shkurt, 09:32
-
Lule për çiftin e bashkëshortëve që vdiqën në aksident! Familjarët thirrje: Aksi Lezhë- Shëngjin i degraduar, po merr jetë njerëzish
16 Shkurt, 09:02
-
Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra (FOTO)
15 Shkurt, 20:56
-
Çfarë është Dizenteria! Cilat janë disa nga shkaqet, simptomat dhe trajtimi (pyetje-përgjigje)
14 Shkurt, 22:08
-
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
14 Shkurt, 14:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë
13 Shkurt, 15:45
-
Lezhë/ Plagosja me armë e 30-vjeçarit, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, u ngritën 2 akuza ndaj tij, shkak sherri me motive të dobëta (VIDEO)
13 Shkurt, 15:28
-
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma
13 Shkurt, 09:14
-
Lezhë/ Përplasja e motorëve në Dragushë, ndërron jetë një nga drejtuesit, ishte këngëtar (EMRI)
13 Shkurt, 08:50