Kolesteroli i lartë i dëmshëm
për jetën seksuale të grave

Kolesteroli i lartë i dëmshëm <br />për jetën seksuale të grave
Kolesteroli i lartë në gjak, ka vetëm një zgjedhje të mundshme: të bësh gjithçka për ta ulur atë. Së pari, për shkak se nivelet e larta të këtyre yndyrnave në gjak paraqesin rrezik të lartë shëndetësor, kardiovaskular, kryesisht, por jo vetëm.

Dhe së dyti, pasi kolesteroli i lartë të çon në pasoja të rënda në fushat e tjera të jetës, si ajo seksuale përshembull. Këtë e ka treguar një studim shkencor, i kryer në Universitetin e Napolit sipas të cilit, kolesteroli i lartë në gjak, është i dëmshëm për jetën seksuale të grave. Konkretisht, ai pengon eksitimin e tyre, orgazmën dhe kënaqësinë e përgjithshme seksuale në shtrat.


Studimi i publikuar edhe në revistën shkencore "Journal of Sexual Medicine", tregon sesi kjo lloj yndyrne, ndikon në seksualitetin femëror, në mënyrë mjaft negative.


Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com, 31 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi