Kolonjë/ Gërryen tokën pa autorizimin përkatës, vihen nën hetim përgjegjësi dhe punonjësi i firmës që tregton qymyr bituminoz

Kolonjë/ Gërryen tokën pa autorizimin përkatës, vihen nën hetim përgjegjësi dhe punonjësi i firmës që tregton qymyr bituminoz

Foto ilustruese

Kolonjë – Një punonjës 37-vjeçar dhe një 53-vjeçar me detyrë përgjegjës në një firme që operon pwr nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz janë vënë nën hetim, pasi në fshatin Qinam të Ersekës dyshohet se 37-vjeçari i identifikuar me inicialet L.Xhm, ka shpërdoruar tokën, duke gërmuar me një automjet fadromë, pa targa, për të nxjerrë inerte për llogari të firmës ku punonin,

Punonjësi 37-vjeçar dhe përgjegjësi 52-vjeçar i identifikuar me inicialet A.X., akuzohen se kanë nisur punimet pa autorizim përkatës nga organet kompetente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh., 37 vjeç, banues në Maliq dhe A. X., 52 vjeç, banues në Tiranë (me detyra punonjës dhe përgjegjës të një firme për nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz), pasi në fshatin Qinam, Ersekë, shtetasi L. Xh., dyshohet se ka shpërdoruar tokën, duke gërmuar me një automjet fadromë, pa targa, për të nxjerrë inerte për llogari të firmës ku punonin, pa dokumentacionin përkatës",- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti fadromë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja