Kolonjë/ Harroi një qiri ndezur, çobani gjendet i djegur në kasollen e bagëtive

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Oseckë në Leskovik. Sipas informacioneve nga policia një 49-vjeçar (çoban) është gjetur i djegur në kasollen e bagëtive.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht. Policia thotë se 49-vjeçari A.V kishte harruar ndezur një qiri e për pasojë ka marrë flakë kasollja ku po qendronte.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke i shkaktuar vdekjen 49-vjeçarit.

'Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.'-njofton policia.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja