Kolonjë/ Ndërroi jetë pasi mori mjekim për dhëmballën, prindërit e 35-vjeçarit: Ilaçet ia dha dentisti, erdhi i mbuluar me djersë! Fyti i ishte ënjtur

Report Tv bisedoi me prindërit e një 35-vjeçari Gentjan Ihsa nga Kolonja që ndërroi jetë krejt papritur pasi piu disa qetësues për dhimbjen e dhëmballës. Ata kërkojnë që drejtësia të vihet në vend, dhe autoritetet të zbulojnë përmes autopsisë shkaqet e vdekjes.

Shege Ihsa e gjejmë të tronditur. Akoma nuk e beson se djali i saj që nuk kishte pasur kurrë probleme shëndetësore, të humbiste jetën krejt papritur në moshën 35-vjeçare.

Djali kishte shkuar në punë si zakonisht, dhe ishte ndalur në Ersekë për një vizitë tek dentisti pasi kishte dhimbje dhe ënjtje në fytyrë nga dhëmballa. Sipas prindërve, Gentjan Ihsa, kishte pirë një ilaç në formë pluhuri dhe kur u kthye në shtëpi ishte i djersitur. Me recetë nga stomatologu kishte marrë edhe disa kokrra të tjera qetësuese të cilat i piu në banesë.

“Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15 e 30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën? Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë, kur hyra në kuzhinë unë djali ishte shtrirë aty. Thirr o Genti o Genti e fërkova nga duart, ishte bërë akull djali nga duar,as mu përgjigj asgjë”, tha nëna e 35-vjeçarit.

Fqinjët e morën me makinë derisa rrugës e dorëzuan në automjetin e ambulancës që kishin njoftuar në telefon për ta dërguar në Ersekë.  Fillimisht policia njoftoi se djali ndërroi jetë në banesë duke mos pasur mundësi të arrijë me shenja jetë në spital, megjithatë, ky element është ende i paqartë. 

Të lënduar dhe pa forcë as për të nxjerrë lot për humbjen e madhe, prindërit nuk guxojnë të vënë gishtin tek ilaçet që piu djali, por presin që me kryerjen e ekspertizës mjekësore e vërteta të dalë në dritë. Pas kësaj përgjigjeje pritet të shihet nëse faji do të gjendet ose jo tek dentisti që ka vizituar djalin dhe receta që ai i ka dhënë

1671872860_finalprojekt.00120409.Still004.jpg

Viktima Gentjan Ihsa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/12/2022 02:11

    Cfaredo te kete qene arsyeja,helmim gjaku nga absesi ne dhemballe,alergji nga medikamentet,apo anestezia,apo ndonje shkak tjeter jo i lidhur me keto qe permenda me lart,autopsia do t'a nxjerre,por mire do te ishte qe dentistet duhet t'i pyesin pacientet per alergji qe mund te kene,por dhe keta vete,duhet t'jua thone mjekeve qe te mos u ndodhe ndonje surprize e pakendeshme.

    Përgjigju
  • endri: 24/12/2022 18:24

    dentisti duhet te arrestohet....

    Përgjigju
  • Kontrolle: 24/12/2022 16:49

    Duhet kontrolle ne dentismeri sidomos ne ato që kryejne edhe kirurgji për trajnim personeli dhe për kompetenca sot ka akoma dentist/e shume të paafte që mjekojne

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/12/2022 10:35

    Edvin shkjau shqipfolës do i zhduk Shqiptarët me të gjitha metodat e mundshme erbruso fashiste ….!

    Përgjigju
    • Pjeter: 26/12/2022 15:14

      @ turi Per Arberorin ka lidhje,mjafton te shofesh komentet e tij gjithmone eshte Edvini ne mes qe i lidh te gjitha ç'ka ndodhin,edhe kur bie shi,Edvini ka gisht!!

    • Turi: 24/12/2022 12:24

      Sa loqe jane keta o zot cfare lidhje ka Rama me kete o Berisha ? Ju kane ber politikanet vegla te tyre qe ju perdorin me vend dhe pa vend o trapa hapini syte

  • Astriti mjek: 24/12/2022 09:58

    Po eshte e vertete ose ka mar receten dhe ka mare antibiotikun dhe e ka pire gje qe me pas i ka bere reaksion ose nese ende nuk e kishte blere atehere i ka bere reaksion anestezia.Jane dy terma te njojtura shkencerisht ,fati tij i keq .Ngushellime familjes.Ndaj duhen ambulancat apo qendrat shendetesore ne cdo fshat ja per keto gjera .Humbi jeten per nje ultrakolten

    Përgjigju
    • Elion: 24/12/2022 13:20

      Ahhaha mjek mjek ti. Flm profesor per komentin.

  • Meri: 24/12/2022 09:50

    Reaksion alergjik nga antibiotikët,në raste të tilla duhet shkuar menjiherë në urgjencë,në spital ose në ndonji qëndër shëndetsore që ke afer,duhet vepruar shpejt.

    Përgjigju
  • Dr-XY: 24/12/2022 09:49

    Shock anafilaktik. Keqardhje e madhe. Mund ti ndodh cdo njeriu,problemi eshte te mungesa e nje qendre shendetsore per ndihmat urgjente,djali do kishte shpetuar nqs do ishin aplikuar ne kohe doza te larta kortizoni dhe adrenaline te fraksionuar. Fati tij i keq ! Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Ramona: 24/12/2022 09:29

    Antibiotiku i ka dhene reaksion ka qene alergjik nga penicilina po te vente urgjent ne spital do shpetonte por ka neglizhuar

    Përgjigju
    • Lala: 24/12/2022 09:49

      Ose e ka Len dhemballen me infeksion kushedi per SA kohe she infeksion Ka ber te beten Esht pwrhapur.iahte enjtur NGA gusha Thot e ema

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim