BRAZIL - Përfaqësuesja e Kolumbisë bëhet ekipi i tretë që ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën e çerekfinales së Botërorit 2014 pas ndeshjes së dytë.

Fitorja 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë i ka siguruar ekipit të Hose Pekerman 3-pikëshin e radhës duke shkuar në kuotën e 6 pikëve në grupin B.

Kolumbia hyri në ndeshje me dijeninë se me një fitore do të siguronte fazën tjetër ashtu sikurse Bregu i Fildishtë.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me Kolumbinë që sulmonte, por edhe Bregu i Fildishtë nuk u zmbraps.

Pa gola përfundoi pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë u zhvillua lojë interesante dhe me gola shumë.

Rodriguez kaloi në epërsi Kolumbinë pas 64 minutash lojë, teksa në minutën e 70-të ishte Quintero ai që realizoi bukur zhagas për 2-0.

Menjëherë reagoi Bregu i Fildishtë që me anë të një depërtimi të suksesshëm të Gervinhos arriti të bënte dramatike ndeshjen për 2-1 (73).

Me këtë fitore Kolumbia automatikisht siguron kalimin në fazën tjetër çerekfinale me shumë mundësi si lidere e grupit. Bregu i Fildishtë ka tri pikë, Japonia dhe Greqia janë pa pikë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)