Kolumbia, sinonimi i masakrave të heshtura

Kolumbia, sinonimi i masakrave të heshtura

Ajo që po ndodh në Kolumbi, nuk mund të mos quhet më masakër. Qindra liderë popullor, kandidatë të pavarur politikë dhe ish anëtarë të FARC, janë vrarë në muajt e fundit.

Afrimi i zgjedhjeve të rëndësishme administrative, e kanë vështirësuar gjithnjë e më shumë situatën.

Liderët socialë janë figura të respektuara nga komunitetet edhe pse nuk janë anëtarë të ndonjë partie. Ata shpesh e paguajnë shtrenjtë pavarësinë e tyre në lidhje me grupimet mafioze-ushtarake apo partiake.

Presidenti Ivan Duque, i zgjedhur një vit më parë në balotazh kundër kandidatit të së majtës së bashkuar, Gustavo Petro, kishte premtuar të përmirësojë situatën, por edhe të rishikonte marrëveshjen e paqes të nënshkruara në Kubë me FARC nga paraardhësi i tij Juan Manuel Santos .

Rezultatet ende janë mjaft zhgënjyese dhe kriza me Venezuelën fqinje duket se ii ka rënë në kokë’ Ivan Duque .

Popullariteti i tij i shembur disa kohë, është rritur përsëri vetëm pas operacioneve kundër disidentëve të Farc, por është fakt se siguria në Kolumbi tani është shumë e ulët.

Popullsia civile kolumbiane ndodhet tani mes dy zjarreve. Nga njëra anë grupet guerile dhe nga ana tjetër paraushtarakët të cilët gjithashtu janë bërë aleat me meksikanët e klaneve të Gjirit.

Ndër arsyet që grupet kundërshtare luftojnë për kontrollin e territorit, janë konfiskimet, trafikimi i drogës dhe shitja e kokainës në vendet e pasura. Kushdo që ‘futet’ në mes këtyre rrugëve, vritet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka