TIRANE - Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ministrin e Financave, Ridvan Bode me kërkesë të deputetëve të Partisë Socialiste, anëtarë në këtë komision.
Ministri dha shpjegime në lidhje me aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave për energjinë, transportin, telefoninë e të verbërve, invalidëve para e tetraplegjikë; aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave të ish-të përndjekurve politikë (dëmshpërblimin për ditë burgu).
Gjithashtu, ministri i Financave dha sqarime lidhur dhe me numrin e përfituesve aktualë nga kjo kategoria e ish-të përndjekurve politike. Nga ana tjetër ai foli edhe në lidhje me aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave të ish-ushtarakëve, zbatimin e vendimeve të gjykatave, si dhe nivelin e përfituesve aktuale të kësaj kategorie.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com