Kom. i Jashtëm: Ndryshimet
në ligjin e kufijve absurde

TIRANE- Komisioni i Jashtëm Parlamentar kritikon dy komisionet e tjera atë të të sigurisë dhe të ligjeve për ligjin e kufijve. Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve u kanë kërkuar sot juristëve të Kuvendit t’i bëjnë rregullime të tjera ligjore propozimit të bërë nga PS por të pranuar nga tre dikasteret kryesore, ai I Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme.
Fatos Beja kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve u shpreh gjatë punës sot në komision se është absurd fakti I shfuqizimit të nenit 53 të ligjit të vitit 2008.
Beja kërkon që në ligjin e 2001 të shfuqizohen të gjitha nenet dhe të qëndrojë vetëm neni 3 që njeh kufijtë detarë të asaj kohe.
Por sipas tij shfuqizimi I nenit 53 të ligjit të 2008 që nxjerr “nul” ligjin e 2001 të tepërt dhe nenin 3 pasi në një ligj që nuk ekziston ky nen s’ka vend ku të qeëndrojë.

JA PSE PS KËRKOI NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR KUFIJTË DETARË
Ligji ekzistues “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” i paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë si projektligj më 24 janar të 2008 mori miratimin e deputetëve dhe hyri në fuqi në datën 1 mars të vitit 2008. Por, sipas deputetëve socialistë, në Ligjin Nr. 9861, datë 24. 01. 2008, nuk ka asnjë nen që të lidhet me ujërat territoriale, ndërsa lidhur me kufirin në përgjithësi ka vetëm një nen (neni 3), sipas të cilit: “Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi, si dhe të traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të lidhura me vendet e tjera”. Në gjykimin e deputetëve që kërkonin ndryshimin e këtij ligji, një përcaktim i tillë krijon pasoja të rënda për integritetin territorial të Shqipërisë, pasi me shfuqizimin e Ligjit Nr. 8771, të vitit 2001 në tërësi dhe në mënyrë të veçantë shfuqizimin e nenit 3 të tij, Shqipëria ka shfuqizuar vijën e drejtë bazë të Republikës së Shqipërisë, koordinatat e së cilës përcaktoheshin nga ky nen. Konventa e OKB-së “Mbi të Drejtën e Detit 1982 (UNCLOS 1982)”, përcakton se vija bazë e një shteti bregdetar publikohet pa nevojën e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe depozitohet te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Republika e Shqipërisë, pavarësisht se ka ratifikuar NNCLOS 1982, nuk ka vijë bazë të miratuar, pasi ligji Nr. 9861, datë 24.01.2008 ka shfuqizuar Ligjin Nr. 8771, date 19. 04. 2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”.
(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë