Komandanti i Flotës, konflikti
Topi-Imami drejt Kushtetueses
Konflikti mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, në lidhje me emërimin e Komandantit të Flotës Detare, rrezikon të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Burime gazetareske njoftuan sot se Presidenca i ka dërguar një letër zyrtare dikasterit të Imamit ku kërkon shpjegime në lidhje me emërimin e Ferdinand Kreshpanit.
TIRANE – Konflikti mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, në lidhje me emërimin e Komandantit të Flotës Detare, rrezikon të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Burime gazetareske njoftuan sot se Presidenca i ka dërguar një letër zyrtare dikasterit të Imamit ku kërkon shpjegime në lidhje me emërimin e Ferdinand Kreshpanit.
Ky vendim i ministrit Imami është cilësuar nga opozita si i paligjshëm dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës e cila në nenin 169, paragrafi 3, thotë se “me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Presidenti emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”.
Presidenca momentalisht është në pritje të justifikimit të Ministrisë së Brendshme mbi anashkalimin e dekretimit të Kreut të Shtetit. Burime gazetareske sqarojnë se nëse nga dikasteri i Imamit do të ngrihet pretendimi se emërimi i Komandantit të Flotës është kompetencë e ministrit, atëherë Presidenca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të çështjes.
Ndërkohë, ministri Imami ka marrë mbështetjen e hapur të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi, i cili në një intervistë televizive tha se emërimi deri ne granden kolonel është kompetencë e ministrit dhe jo e Presidentit.
"Është ligji për të drejtën e komandimit, i cili deri në gradën kolonel i jep të drejtën ministrit të Mbrojtjes për të bërë emërimin, në detyrën e Komandantit të Forcës detare. Sot, kjo forcë nuk ka aktualisht një gjeneral. Në momentin që të ketë gjeneral, atëherë detyrimisht edhe kjo do të kalojë për të ndjekur procedurat”, deklaroi dje Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Komandanti i mëparshëm i Flotës Detare, Kudret Çela, u shkarkua me dekret të Presidentit të Republikës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15