Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, i shoqëruar nga kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, po marrin pjesë në konferencën e 22-të të ushtrive europiane, e cila po mbahet në Wiesbaden, Gjermani, në datat 15-17 shtator.
Në njoftimin e dërguar nga Ministria e FSK-së bëhet e ditur se, kjo konferencë po mbahet në organizimin e "US Army Europe" dhe po marrin pjesë komandantët dhe personalitete udhëheqëse të ushtrive të Evropës, përfshirë komandantin e "US Army Europe", Donald M. Campbell.
Punimet e konferencës janë ndarë në pesë sesione me tema të ndryshme. Seksioni i parë është i fokusuar në përfitimet e ndërveprueshmërisë dhe se si trajnimet në kohë paqeje në nivel shtabesh ndihmojnë qasjen e integruar të komandës, kontrollit, komunikimit, kompjuterëve, inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit.
Në sesionin e dytë diskutohet zbarkueshmëria dhe kapacitetet e partnerëve individualë
Në sesionin e tretë diskutohet për bashkëpunimin dhe angazhimin ndërmjet partnerëve për të siguruar mbështetje për objektivat e përbashkëta.
Sesioni i katërt fokusohet në përfitimet e konceptit të NATO-s, për bashkimin e iniciativave të forcave partnere, në operacionet e ardhshme të Aleancës
Sesioni i pestë ka në fokus se si ushtritë e ardhshme europiane dhe aziatike do të angazhohen ndaj kërcënimeve të përgjithshme. /ATSH/
/Shqiptarja.com