PRISHTINË, 5 Shtator/ATSH/.- Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, mori pjesë mëngjesin e sotëm në meshën solemne të organizuar në Katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës.
Sipas njoftimit për shtyp të KFOR-it, mesha solemne u mbajt nga Ipeshkvi katolik i Kosovës, Dodë Gjergji.
Pas përfundimit të meshës , Gjeneral Figliuolo takoi Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe konfirmoi marrëdhëniet e vendosura mes KFOR-it dhe të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë./k.s/