Komandanti i ri i Forcës së
Kosovës, vizitë zyrtare në Tiranë

Komandanti i ri i Forcës së <br />Kosovës, vizitë zyrtare në Tiranë
TIRANE - Komandanti i ri i Forcës së Kosovës COMKFOR, gjeneralmajor Volker Halbauer ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ndalesa e tij e parë ka qenë Ministria e Mbrojtjes, ku pas takimit me homologët e tij i është rezervuar dhe një pritje nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Në nder të vizitës së Volker, e cila mbahet në muajin e kremtimeve të 100 viteve të pavarësisë, truproja e nderit ka përshëndetur ardhjen e tij me një ceremoni ushtarake.


Gjeneralmajor Volker Halbauer u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe komandant të forcave të mbrojtjes shqiptare.

(ar/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK