TIRANË - Komandanti i njësisë speciale nr.1 në Gardën e Republikës Agron Malaj ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar disa ditë më parë në një intervistë në gazetën Shqiptarja.com i është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar ndryshimin e urdhërit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që e lironte nga detyra.
 
Padia civile e Malaj është bërë në datën 30 Tetor dhe se tashmë për gjykimin e saj është zgjedhur gjyqtarja Enkela Vlora. Në objektin e padisë thuhet se kërkohet anullim i urdhërit numër 581 datë 18 tetor 2013 të Ministrit të Brendshëm.
 
Detyrimin e të paditurve që të paguajnë pagën e 20.5 muajve për zgjidhje të menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, për shkelje të procedurës, të afatit të njoftimit dhe për vjetërsi në punë.
 
Agron Malaj, ka qënë një nga komandantët e grupit të zjarrit që kanë qëlluar me plumba luftaraka në 21 janar. Malaj, nuk ka qënë asnjëherë i dyshuari i prokurorisë, por është thirur në procesin “21 janari” si dëshmitar i akuzës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)