PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR), Gjenerali Philip Breedlove, të mërkurën, 30 korrik, viziton KFOR-in.
Njoftimi u bë i ditur nga Shtabi i përgjithshëm i KFOR-it, zyra për marrëdhëniet me publikun.
Bëhet e ditur se, Gjenerali Philip Breedlove dhe Gjeneralmajor Salvatore Farina, Komandant i Forcave të Kosovës (COM KFOR) në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës do të mbajnë një konferencë për media./k.s/