Axhenda e gjeneral Bredlove nis në mesditë me takimin me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, për të vijuar më pas me ceremoninë e pritjes në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe takimin me ministren Mimi Kodheli, me të cilën më pas do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pasdite Komandanti i Lartë i NATO-s do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. /a.s/./a.g/