Kombëtarja, Agolli dhe Hysaj:
Në Francë shkojmë për të fitua

Kombëtarja, Agolli dhe Hysaj:<br />Në Francë shkojmë për të fitua
“Ai që e ndjen veten shqiptar duhet të jetë të premten në stadium, pasi ekipi shqiptar ka bashkuar trojet”. Kështu shprehet Ansi Agolli në prag të ndeshjes me Kosovën që do të zhvillohet më 13 Nëntor në Prishtinë.
 
Në vijim të intervistës së dhënë nga grumbullimi në Durrës, mbrojtësi shprehet  se “Ndeshja do të jetë një test për të provuar lojtarët. Është një ndeshje që mezi e presim pasi konsiderohet si një festë.
 
Skuadra është në rritje dita ditës dhe besoj që në Francë do të bëjmë një prezantim dinjitoz për të treguar vlerat. Konkurrenca në ekipin kombëtar të stimulon për të dhënë më shumë. Do të mundohem të shijoj cdo ndeshje.
 
Përballja me Kosovën dhe Gjeorgjinë, duke lënë pas Kosovën, Gjeorgjia nuk është një ekip i lehtë. Rezultatet tregojnë që jemi një ekip i konsoliduar dhe skuadra e tanishme vërtetoi që është më e forta”tha ai.
 
Mbrojtësi shqiptar që luan me Napolin, thuajse cdo javë pjesë e formacionit më të mirë në Serie A shprehet se rezultati nuk ka rëndësi në miqësore, por korrigjimi i gabimeve.  
 
Ndërsa thekson se në Francë do të shkojmë për të fituar. “Një miqësore e bukur për të gjithë, si për në dhe tifozët.
 
Duhet të përmirësojmë gabimet, dhe kjo ndeshje do te na ndihmojë të gjithëve. Rezultati nuk ka shumë rëndesi, nëpërmjet kësaj ndeshje do të mësojmë më shumë.
 
Nuk kemi ndonjë specifike dhe ende nuk e dimë se si do te procedohet, pasi kemi pak ditë që jemi grumbulluar. Shorti do të jetë i rëndësishëm, por atmosfera është e mirë dhe kalimi i grupit te pare na bën më optimist dhe ne France do te shkojmë për të fituar”tha ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna