Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet intensivisht për dy ndeshjet e radhës në kuadër te eliminatoreve për kampionatin botëror “Brazil 2014”.
Në kampin kuqezi mbizotëron një atmosferë optimiste, ndërsa lojtarët shprehen se do të japin maksimumin e tyre për të arritur objektivin, i cili është fitorja dhe sigurimi i gjashtë pikëve në këto dy përballje mjaft të vështira të cilat luhen në transfertë.
Sipas mesfushorit të kombëtares, Ervin Bulku, ndonëse ata e njohin forcën e kundërshtarit nuk i tremben atij,ndërsa shton së do luftojnë për një rezultat pozitiv në Slloveni.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe mesfushori Migjen Basha, i cili shprehet se skuadra është gati për të hedhur hapin e madh, ndërsa e ka cilësuar kundërsharin si një skuadër teknike dhe ka kërkuar impenjim maksimal nga e gjithë skuadra.
Redaksia online
(ar.ko/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com