Padyshim që e dinin që kur u nisen drejt Beogradit që nuk do ishte thjesht një ndeshje futbolli. E dinin se perballë do kishin jo vetëm lojtarët në fushë por edhe tifozët histerikë serb dhe një armatë të tërë mercenarësh, ushtarakësh dhe policësh shkja'. Por ashtu si Isa Boletini, Ded Gjo Luli, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Nikoll Kaçorri etj edhe mbrëmë Cana, Xhaka, Balaj, Berisha, Lenjani etj edhe pse më të pakët qëndruan stoikë përballë hordhisë serbe. I mundëm me fisnikërinë tonë, i mundëm me lojën tonë, i mundëm me zgjuarsinë tonë, i mundëm në çdo gjë.

Flamuri i Shqipërisë së Madhe që u valëvit krenar mbi kokat e serbëve në mes të Beogradit ishte qershia mbi tortë e kësaj përballjeje historike. Kushdo që e ka ideuar duhet të vlerësohet për idenë më origjinale, më të çmendur dhe më të bukur që mund të na shikonin sytë. Mbrëmë gjithë shqiptarët panë sesi përfaqësuesit e Kombëtares sonë nga djem u shndërruan në burra.

E mbrojtën flamurin Kuq e Zi me fanatizëm, me vetëmohim duke u përballur  jo vetëm me lojtarët serbë por edhe me tifozët, forcat e sigurisë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Akti i tyre fisnik na bëri të gjithëve krenarë dhe na kujtoi se për flamur gjaku derdhet lumë. Shqipëtarët janë kampionë të korrupsionit, kampionë të varfërise por janë edhe kampionë të patriotizmit dhe për simbolet tona jemi gati të bëjmë edhe aktet më sublime.

Një falenderim nga zemra, një mirënjohje e thellë shkon për shqiptarët e Kosovës(kurrësesi smund t'i quaj kosovarë do ishte mëkat), për shqiptarët e Preshevës, për shqiptarët e Maqedonisë, për shqiptarët e Malit të Zi, pasi pa ata,  Flamuri ynë do kishtë vetëm një kren(kokë) dhe jo dy. Adem Jashari tani prehet i qetë pasi ka parë që pasardhësit e tij nuk e kanë braktis flamurin që ai aq shumë e donte sa dhe dha jetën për të.

Një falenderim për kapitenin e kombëtares, Lorik Canën që tregoi se shiriti sështë rastësi në krah të tij. Tregoi që kapiteni është i tillë si në fushë ashtu dhe jashtë saj. E përpiu tifozin serb që qëlloi Balajn e vuri poshtë dhe më falni për euforinë por e shqeu ashtu siç do e bënte secili prej nesh po të ndodhej aty. Tani UEFA duhet të na japë 3-pikëshin në tavolinë dhe të marrë masa që të tilla skena turpi të mos i shohim më në ekranet tona. Ndersa ne duhet të tregojmë maturi dhe të mos sillemi si serbët. Kjo na dallon nga ata, sepse ne dimë të falim, sepse akti më sublim është të falësh gjakun.

Shqiptarët duhet t'i tregojnë serbëve, grekëve, malazezëve dhe Botës mbarë që jemi popull fisnik dhe dimë të falim dhe që shohim përpara dhe jo pas.  Kesaj radhe nuk kishim nevojë për NATO-n për t'i mundur serbët përbiles guxuam dhe i mundëm në mes të Beogradit. Tani e themi me plot bindje dhe krenari: Bac u kry!

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)