Kombëtarja e femrave humbi me rezultatin e thellë 0-4 përballë Holandës në ndeshjen e dytë të eliminatoreve për Botërorin Kanada 2015.
Ekipi i holandezëve ishte superiore në fushë gjatë gjithë takimit duke dominuar në të gjitha aspektet pa shumë vështirësi, pasi përballë kishte shqiponjat kuqezi pa eksperiencë, pasi kjo ishte ndeshja e dytë në eliminatore.
Holanda e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola për vetëm 8 minuta duke dhënë përshtypjen se do të kishte një goleadë në vazhdim, por falë edhe portieres Gjyli, Shqipëria ruajti të paprekshme portën për pjesën e parë përvec dy golave.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Gjyli vazhdoi pritjet e mira, por pa arritur që të shmagë pokerin tupilan të realizuar përmes një ”hat trick” të Mikels ’4, ’8, ’53 dhe Selgers ’91. Kjo ishte humbja e dytë për Shqipërinë pas asaj humbjes kundër Belgjikës në Bruksel.
Më 26 shtator Shqipëria luan në transfertë në Norvegji e më pas me 30 tetor pret Greqinë në Tiranë. Pas ndeshje trajneri Rraklli u shprehet i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij duke theksuar se futbollistet ishin shumë të emocionuara dhe nën presion.
Mbështetja nga ana e tifozerisë ishte maksimale gjatë gjithë kohësh me brohoritje dhe ovacione pavarësisht numrit të pakët në stadium.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com