TIRANE - Kombëtarja e Shpresave do të zhvillojë sot në orën 18:00 ndeshjen e dytë për eleminatoret e kampionatit Evropian 2015 që do të zhvillohet në Çeki.

Pas humbjes në qytetin e Durrësit më 7 qershor me rezultatin 1-2, Skënder Gega dhe ekipi përfaqësues do të niset për në Bosnje për të zhvilluar ndeshjen e dytë për këtë edicion të eleminatoreve.

E ndërsa hapi i parë ishte negative, pasi sikundër parashikohej, ekipi kuqezi pritje të fitonte ose të paktën të merrte një pikë me Bullgarinë, por ndodhi e kundërta. Kjo do të thotë që një tjetër hap fals në Bosnje do ta penalizonte shumë kombëtaren, prandaj duhet me cdo kush që të marrë minimum një pikë.

Kualifikimi për në eleminatoret e Evropianit është pothuajse i pamundur me këtë start, aq më tepër që në grup edhe edhe shumë ekipe të forta si Spanja, që luan një futboll shumë vite dritë larg atij shqiptar.

Përballja në një grup me iberikët mund të cilësohet sukses për Shqipërinë, por për rivalizim direkt me ‘La Roja’ është pothuajse e pamundur.

Në prang të ndeshjes trajneri kuqezi, Skënder Gega beson se ekipi do të bëjë autokritikë për humbjen në ndeshjen e parë, pavarësisht se e di shumë mirë në Bosnje do të kenë përballë një ekip mjaft të fortë.

Grupi i futbollistëve të ekipit kombëtar është gati, pasi nuk ka për fat të mirë asnjë të dëmtuar, apo të penalizuar me kartona të kuq nga ndeshja e parë përballë bullgarëve. Në fushë Gega pritet që të zbresë një formacion me risi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)