Kombëtarja U-17 e Shqipërisë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic pësoi një humbje të thellë 3-0 në sfidën e parë në grup në raundin kualifikues të Europianit të vitit 2015 në stadiumin Skënderbeu të Korcës ndaj Norvegjisë.

Gjatë pjesës së parë Shqipëria nuk arriti në asnjë moment të shfaqej rrezikshëm në portën mike, ndërsa Norvegjia shënoi me Helmerson në minutën e 24.

Pjesa e dytë fillon akoma më e mirë për miqtë që shënojnë golin e dytë me Seter. Ndërsa në të 58’ është radha e Ajer për të vulosur gjithçka në 0-3. Në takimin e dytë Kombëtarja e Shqipërisë do të luajnë ndaj Austrisë.


d.b/shqiptarja.com