Kombëtarja italiane vjen në
Shkodër me 4 kupat e botës

Kombëtarja italiane vjen në<br />Shkodër me 4 kupat e botës
Në Shkodër në datë 9 tetor nuk do të vijë vetëm kombëtarja italiane, por edhe 4 kupat e botës që ka fituar. Ekspozita “4 herë Kampionë”, e realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të realizohet në Shkodër, në Teatrin Migjeni dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në orën 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017.
 
Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, sipas FSHF synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
 
Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombetare të futbollit, në linjë me filozofinë e FIGC se kupat i përkasin të gjithëve. Gjithsesi, të pranishmit mund të ofrojnë vullnetarisht një kontribut që do t’i kalojë një shoqate me aktivitet në rrethin e Shkodrës e që prej vitesh është e angazhuar në ndihmë të personave në nevojë.

4 kupat e botës
4 kupat e botës të fituara nga Italia që ekspozohen në Shkodër

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool