TIRANE - Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi është përfshirë në negociata me ekipin e Kievos. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat i referohen burimeve pranë ekipit veronez. Drejtori teknik i ekipit të Kievos, Giovani Sartori mësohet se ka kontaktuar drejtpërdrejt me Gianni De Biasin duke i prezantuar edhe projektin e tij mbi ndërtimin e ekipit në edicionin tjetër në Serinë A.
Kievo pas largimit të Corinit është vendosur në kërkim të një tekniku të ri për të drejtuar ekipin për edicionin tjetër. Këtë edicion veronezët e mbyll kampionatin në vendin e 12 me 36 pikë. Drejtuesit e ekipit të Kievos kanë besim te De Biasi dhe eksperienca e tij, pasi më parë ka drejtuar edhe ekipet e Udineses, Torinos, Breshias, Modenas dhe Levantes.
Së fundmi mediat fqinje shkruajnë që karriera e tij ka marrë një hov të madh me ecurinë e Shqipërinë në kampionatin botëror Brazil 2014, ku De Biasi ka arritur që të ngrejë kuqezinjtë në vendin e dytë në renditjen e grupit E. Ndeshja me ekipin e Norvegjisë në Qershor pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e De Biasit, pasi nëse humbet mund edhe të largohet duke mos rinovuar me FSHF, por nëse fiton me siguri do të injoronte interesimin e Kievos.
Kombëtarja Shqiptare ka nisur grumbullimin në qetësi absolute, larg medies apo rrjeteve sociale, nuk ka “Facebook” dhe “Tëitter” për futbollistë te ekipit kombëtar. Grumbullimi për ndeshjen me Norvegjinë ka nisur me rregulla të forta nga ekipi kombëtar.
Madje nuk do të ketë intervista apo komunikime për mediat vendëse dhe të huaja. Shumica e lojtarëve kanë komentuar në rrjetet sociale këtë rregull, duke lajmëruar gjithë fansat se do të komunikojnë pas ndeshjes së 7 qershorit. De Biasi ka nisur me stërvitjet e parë me futbollistët e parë që kanë mbërritur, pjesa tjetër do të vijnë në ditët në vazhdim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com