Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur sot në mesditë në aeroportin Zyrihut në Zvicrër midis entuziazmit të shumë fansave që ishin mbledhur për të pritur djemtë kuqezi. Në aeroport ndodheshin një numër i konsiderueshëm tifozësh që qëndruan për shumë minuta. Përkrahja e kuqezinjëve në Zvicër është mjaft e madhe, pasi aty ndodhet një numër i madh shqiptarësh nga të gjithë trevat që punojnë dhe jetojnë.
Shqipëria do të përballet me Zvicrën më datë 11 shtator, pra nesër në mbrëmje për kualifikueset e kampionatit botëror Brazil 2014. Ekipi shqiptar ka udhëtuar i plotë për ndeshjen e dytë me formacionin e plotë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com