Kombëtarja, legjionarët në
Europë, spikasin Sadiku e Ajeti

Kombëtarja, legjionarët në<br />Europë, spikasin Sadiku e Ajeti
Fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në kmapionatet europiane. Armando Sadiku dhe Arlind Ajeti ishin dy protagonistët e mëdhenj, pasi arritën të gjenin rrugën e rrjetës por paraqitje  të mira bënë edhe Ledian Memushaj, Mërgim Mavraj dhe Etrit Berisha. Mbrëmjen e të Shtunës, Armando Sadiku realizoi golin e tij të parë në Superligën zvicerane me fanellën e Luganos.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi ishte përcaktues në duelin e fituar me shifrat 3-0 nga skuadra e Paulo Trammezzanit ndaj Grasshoppers duke realizuar golin e tretë të ndeshjes. Në Zvicër spikati edhe Taulant Xhaka i cili ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 0-2 të Baselit ndaj Thun. Në Itali Arlind Ajeti fitoi derbin shqiptar ndaj Ledian Memushajt, teksa bëri gjithcka në sfidën mes Torinos dhe Pescarës që u fitua me rezultatin 5-3 nga skuadra Granata.

Mbrojtësi shqiptar realizoi fillimisht golin e 2-0 ndërsa në pjesën e dytë ishte pafat duke shkaktuar një autogol. Kjo ishte ndeshja e dytë si titullar për Ajetin i cili u vlerësua me notën 6 nga mediat italiane. Paraqitje pozitive në këtë sfidë edhe ajo e Ledian Memushajt që iu afrua golit në më shumë se një rast. Me notën 6 u vlerësua edhe Etrit Berisha në suksesin që Atalanta arriti me shifrat 3-1 në fushën e Palermos.

Portieri shqiptar ishte i sigurtë në ndërhyrjet e tij gjatë gjithë 90-minutëshit me përjashtim të rastit kur Palermo shënoi golin që rihapi sfidën me Berishën që edhe mund ta kishte evituar. Elseid Hysaj ndërkohë ishte i skualifikuar dhe nuk ishte pjesë e ndeshjes Napoli-Genoa.
Në Serinë B, Berat Gjimshiti u shfaq si një lider i vërtetë në prapavijën e Avellinos.

Kuqeziu i cili u ndëshkua edhe me një karton të verdhë tregoi një nivel shumë të lartë loje duke ndihmuar skuadrën e tij të arrinte një fitore të madhe me shifrat 2-0 ndaj Veronës. Në barazimin 1-1 mes Brescias dhe Pisas u aktivizuan 4 lojtarë shqiptarë. Emanuel Ndoj në rradhët e skuadrës vendase si dhe Manaj, Ujkani e Cani te Pisa, të cilët bënë një ndeshje për tu vlerësuar.

Në Gjermani Mërgim Mavraj regjistroi fitoren e tretë rradhazi me Hamburgun, me skuadrën e trajnerit Markus Gisdol që nuk pësoi gol për të tretin takim rradhazi. Hamburgu falë edhe klasit të Mavrajt në mbrojtje fitoi 3-0 në transfertë ndaj skuadrës që pozicionohet e dyta në renditje pikërisht Leipzigut.

Asnjë minutë ndërkohë për Amir Abrashin që qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol, në sfidën që Freiburgu fitoi 2-1 ndaj Koln-it. Sokol Cikalleshi u aktivizua në 30 minutat e fundit të ndeshjes në fitoren 1-0 që regjistroi Akhisar-i në Superligën turke ndaj Rizesporit,madje sulmuesi shqiptar pati një mundësi të mirë për ta cuar rezultatin në 2-0.

E diela ishte dita e vëllezërve Ajeti sepse një tjetër Ajeti shënoi në Zvicër. Albian Ajeti sulmuesi i talentuar realizoi golin e fitores 2-1 për St Gallen-in në ndeshjen ndaj Lausannes. Në Superligën zvicerane gjeti rrugën e golit edhe ish lojtari i përfaqësues Shpresa të Shqipërisë, Albion Avdijaj që shënoi golin e barazimit provizor 2-2 në humbjen që pësoi Vaduzi me shifrat 4-2 ndaj Sionit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos